Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Gëzoni në shpresë

Gëzoni në shpresë

Shpresa është si spirancë. (He 6:19) Ajo ndihmon të mos na rrënohet besimi para vështirësive, ashtu si një anije që shkallmohet në dete të stuhishme. (1Ti 1:18, 19) Detet e stuhishme mund të përfshijnë gabimet që bëjmë, humbjet materiale, sëmundjet që zgjasin, vdekjen e një njeriu të dashur ose çdo gjë tjetër që na vë në rrezik integritetin.

Besimi dhe shpresa na ndihmojnë ta shohim qartë shpërblimin e premtuar. (2Ko 4:16-18; He 11:13, 26, 27) Prandaj duhet ta ushqejmë rregullisht shpresën që kemi, duke medituar mbi premtimet në Fjalën e Perëndisë, pavarësisht nëse kemi shpresë qiellore apo tokësore. Kështu do ta kemi më të lehtë të ruajmë gëzimin kur jemi duke vuajtur nga sprovat.1Pj 1:6, 7.

SHIH VIDEON GËZONI NË SHPRESË DHE PASTAJ PËRGJIGJJU PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse Moisiu është shembull i mirë për t’u imituar?

  • Çfarë përgjegjësie ka kreu i familjes?

  • Çfarë temash mund të shqyrtoni për projektet e Adhurimit Familjar?

  • Si mund të të ndihmojë shpresa t’i përballosh me besim sprovat?

  • Çfarë po pret me padurim?