«Njerëzit e përbuzën dhe e mënjanuan. . . . Ne e pamë sikur Perëndia ta kishte ndëshkuar, qëlluar dhe munduar»

53:3-5

  • Jezuin e përbuzën dhe e akuzuan për blasfemi. Disa besonin se Perëndia po e ndëshkonte

«Ty, o Jehova, të pëlqeu që ai të dërrmohej . . . dhe ajo që të pëlqen ty, o Jehova, do të përmbushet nga duart e tij»

53:10

  • Pa dyshim, Jehovai vuajti kur e pa Birin e tij të vritej. Por atij i pëlqeu besnikëria absolute e Jezuit. Vdekja e Jezuit i dha përgjigje sfidës së Satanait rreth besnikërisë së shërbëtorëve të Perëndisë dhe u solli dobi njerëzve të penduar. Kështu, vdekja e tij ndihmoi të përmbushej vullneti i Jehovait