PAMJA
Tekst
Imazh

Gjatë fushatës që fillon më 27 shkurt, do të ftojmë sa më shumë veta në komunitet të ndjekin me ne Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Gjithashtu duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje çdo interesi që tregohet që ta kultivojmë më tej.

HAPA QË MUND TË NDJEKËSH

BËJ PREZANTIMIN

«Po shpërndajmë këtë ftesë për një rast shumë të rëndësishëm. Më 23 mars, miliona veta përreth botës do të mblidhen për të kujtuar vdekjen e Jezu Krishtit dhe për të dëgjuar një fjalim biblik pa pagesë që tregon ç’dobi kemi nga vdekja e tij. Këtu jepet orari dhe vendi ku do të mbahet ky rast në zonën tonë. Nëse mundeni, ju lutem ejani.»

Nëse personi tregon interes . . .

  • OFRO KULLËN E ROJËS

    Hidh bazat për rivizitë.

  • TREGOJI VIDEON E PËRKUJTIMIT

    Hidh bazat për rivizitë.

Kur të kthehesh, mund . . .

  • TË TREGOSH PSE TA STUDIOSH BIBLËN?

    Pastaj ofro një botim për studimin e Biblës.

  • TË OFROSH ÇFARË MËSON VËRTET BIBLA?

    Jepi më shumë informacione për Përkujtimin, në faqet 206-208. Pastaj ofroji librin.

  • TË OFROSH DËGJOJE PERËNDINË QË TË JETOSH PËRGJITHMONË

    Shpjego domethënien e vdekjes së Krishtit, te faqet 18-19. Pastaj ofro broshurën.