Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Nxirr më shumë dobi nga studimi personal

Nxirr më shumë dobi nga studimi personal

PSE KA RËNDËSI: Studimi personal i Fjalës së Perëndisë na ndihmon ‘të rrokim me mendje [ose të kuptojmë plotësisht] se cila është gjerësia, gjatësia, lartësia dhe thellësia’ e së vërtetës. (Ef 3:18) Gjithashtu na ndihmon të mbetemi të paqortueshëm dhe të patëmetë mes kësaj bote të ligë, si edhe ‘të mbahemi fort pas fjalës së jetës’. (Fi 2:15, 16) Përveç kësaj, materialin për studimin personal të Fjalës së Perëndisë, mund ta zgjedhim vetë sipas nevojave. Si mund të nxjerrim sa më shumë dobi nga leximi dhe nga studimi i Biblës?

SI TA ARRISH?

  • Nënvizo vargjet dhe bëj shënime në Biblën tënde për studim, në format të shtypur ose elektronik

  • Ndërsa lexon Fjalën e Perëndisë, pyet veten: «Kush? Çfarë? Kur? Ku? Pse? Si?»

  • Mblidh faktet. Përdor mjetet e kërkimit që ke në dispozicion dhe kërko sipas temave ose vargjeve të Biblës

  • Medito për atë që lexon, që të dallosh si zbatohet për ty

  • Zbatoji gjërat që po mëson.​—Lu 6:47, 48

SHIHNI VIDEON ‘MBAHU FORT’ PAS FJALËS SË PERËNDISË​—NËPËRMJET STUDIMIT PERSONAL TË EFEKTSHËM, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE:

  • Si e kanë përshkruar disa studimin personal?

  • Pse duhet të fillojmë me lutje çdo herë që bëjmë studimin personal?

  • Si mund ta kuptojmë më mirë një fragment nga Bibla?

  • Ç’metodë mund të përdorim për të mbajtur shënime në Bibël?

  • Pse është jetësore të meditojmë kur studiojmë Biblën?

  • Çfarë duhet të bëjmë me gjërat që mësojmë?

«Oh, sa e dua ligjin tënd! Gjithë ditën e mbaj mendjen atje.»​—Ps 119:97