Prindërit me frikë Perëndie dëshirojnë me zjarr që fëmijët të bëhen shërbëtorë besnikë të Jehovait. Mund ta arrijnë këtë, nëse ua ngulitin në zemër mësimet e Biblës që nga foshnjëria. (Lp 6:7; Pr 22:6) A kërkon vetëmohim nga prindërit kjo? Patjetër që po! Ama ia vlen barra qiranë.​—3Gjo 4.

Prindërit mund të mësojnë shumë nga Jozefi dhe Maria. «Vit për vit» ata «e kishin zakon që të shkonin në Jerusalem për festën e pashkës», ndonëse kjo kërkonte shumë punë dhe harxhime. (Lu 2:41) Me sa duket, gjëja më e rëndësishme për Jozefin dhe Marinë ishte që familja e tyre t’i afrohej Jehovait. Edhe prindërit e sotëm mund t’u tregojnë fëmijëve drejtimin e duhur duke shfrytëzuar çdo mundësi për t’i mësuar me anë të fjalëve dhe shembullit.​—Ps 127:3-5.

SHIHNI VIDEON NUK REFUZUAN ASNJË MUNDËSI DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si e vunë Mbretërinë në vend të parë Xhon dhe Sharon Shillëri teksa rritën fëmijët?

  • Pse prindërit nuk duhet t’i disiplinojnë të gjithë fëmijët njësoj?

  • Ç’mund të bëjnë prindërit që t’i përgatitin fëmijët të përballojnë sprovat e besimit?

  • Cilat mjete të siguruara nga organizata e Jehovait ke përdorur për t’i ndihmuar fëmijët të bëhen miq me Jehovain?

Bëje shërbimin ndaj Jehovait gjënë kryesore në familje