PSE KA RËNDËSI?

Nëpërmjet shqisave të të parit dhe të të dëgjuarit, videot mund të prekin zemrat e njerëzve. Kjo i ndihmon të përqendrohen dhe u lë përshtypje të thellë. Jehovai ka lënë shembullin më të mirë duke përdorur mjete ndihmëse pamore në mësimdhënie.Ve 10:9-16; Zb 1:1.

Videot A ka emër Perëndia?, Kush është autori i Biblës? dhe Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme? plotësojnë mësimet 2 dhe 3 të broshurës Lajm i mirë. Videot Pse ta studiosh Biblën?, Si zhvillohet një studim biblik? dhe Çfarë ndodh në një Sallë Mbretërie? i nxitin njerëzit të studiojnë Biblën me ne ose të ndjekin mbledhjet e kongregacionit. Mund të përdorim edhe ndonjë nga videot tona me metrazh të gjatë kur drejtojmë një studim biblik.km 5/13 3.

SI TA ZBATOSH?

  • Në fillim shkarko videon që do t’i tregosh të zotit të shtëpisë

  • Përgatit një ose dy pyetje, përgjigjet e të cilave gjenden në video

  • Shikojeni videon së bashku

  • Diskuto me të pikat kryesore

PROVO KËTË:

  • Trego kodin që të lidh me videon Pse ta studiosh Biblën? në faqen e fundit të njërës prej fletushkave tona

  • Trego videon Si të jemi të sigurt se Bibla është e besueshme? dhe ofro broshurën Lajm i mirë. Drejto vëmendjen te mësimi 3