Jezui i urdhëroi ithtarët e tij të shkonin e të bënin dishepuj. (Mt 28:19) Për ne kjo përfshin predikimin dhe mësimdhënien. Hera-herës të gjithë duhet të pyesim veten: «Si mund të përmirësoj në këto aspekte thelbësore të veprës së bërjes së dishepujve?»

PREDIKIMI

Në vend që të presim që njerëzit të vijnë te ne, duhet t’i kërkojmë aktivisht ata që ‘e meritojnë’. (Mt 10:11) Kur marrim pjesë në shërbim, a jemi syçelë që të shfrytëzojmë çdo rast për t’u folur njerëzve që ‘qëllojnë’ ose rastisin t’i takojmë? (Ve 17:17) Lidia u bë dishepulle si rezultat i predikimit të zellshëm të apostullit Pavël.​—Ve 16:13-15.

«Në mëngjes mbille farën dhe gjer në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë» (Ek 11:6)

SHIHNI VIDEON PREDIKONI «PARESHTUR»​—NË MËNYRË JOFORMALE DHE SHTËPI MË SHTËPI E PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si tregoi Samueli gjatë jetës së përditshme se kërkonte aktivisht të mbillte farat e së vërtetës?

  • Pse duhet të ngulmojmë në të gjitha format e predikimit?

  • Kujt mund t’i flasësh për mesazhin e Mbretërisë gjatë jetës së përditshme?

MËSIMDHËNIA

Që të bëjmë dishepuj, nuk mjafton thjesht t’u lëmë botime njerëzve. Për t’i ndihmuar që të përparojnë në të vërtetën, duhet t’i rivizitojmë dhe të studiojmë Biblën me ta. (1Ko 3:6-9) Megjithatë, po nëse përpjekjet tona të zellshme për t’i mësuar dikujt të vërtetën për Mbretërinë sjellin pak rezultate? (Mt 13:19-22) Duhet të vazhdojmë të kërkojmë për ata që i kanë zemrat si ‘tokë e mirë’.​—Mt 13:23; Ve 13:48.

«Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia vazhdon ta rritë» (1Ko 3:6)

SHIHNI VIDEON PREDIKONI «PARESHTUR»​—PUBLIKISHT DHE PËR TË BËRË DISHEPUJ E PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si i ujitën Solomoni dhe Maria farat e së vërtetës që ishin mbjellë në zemrat e Ezekielit dhe të Abigailës?

  • Çfarë synimi duhet të kemi në të gjitha format e shërbimit, përfshirë dëshminë publike?

  • Si mund t’i japim më shumë rëndësi mësimdhënies në shërbim?