Sipas kapitullit 5 të Veprave, të krishterët e shekullit të parë shkonin në tempull, një vend publik ku mund të gjendeshin shumë veta, që të predikonin lajmin e mirë. (Ve 5:19-21, 42) Sot janë vërejtur rezultate të mira nga dëshmia me stenda në vende publike.

SHIHNI VIDEON DOBITË E DËSHMISË ME STENDA ANEKËND BOTËS, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Kur dhe si filloi dhënia e dëshmisë me stenda?

  • Cilat janë shpesh avantazhet e një stende të lëvizshme në krahasim me një tryezë?

  • Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e Mi Xhong Jusë?

  • Si e ilustron përvoja e Hakob Salomésë rëndësinë e dëshmisë me stenda?

  • Çfarë mësojmë nga përvoja e Anisës dhe e burrit të saj rreth dhënies së dëshmisë së efektshme me stenda?