Në Fjalën e tij Jehovai ka ruajtur histori nga jeta e burrave dhe e grave me besim, që të na japë mësime të çmuara. (Ro 15:4) Çfarë keni mësuar nga libri i Jonait? Shikoni videon Adhurimi Familjar: Jonai​—Të mësojmë nga mëshira e Jehovait. Më pas përgjigjjuni këtyre pyetjeve:

  • Cilat sfida hasën tre lajmëtarët në këtë video?

  • Si mund të na inkurajojë libri i Jonait nëse kemi marrë disiplinë apo nëse kemi humbur ndonjë privilegj shërbimi? (1Sa 16:7; Jn 3:1, 2)

  • Si mund të na ndihmojë tregimi i Jonait që të mbajmë qëndrim pozitiv për territorin tonë? (Jn 4:11; Mt 5:7)

  • Si ngushëllohemi nga ajo që kaloi Jonai kur kemi probleme kronike me shëndetin?​—Jn 2:1, 2, 7, 9.

  • Çfarë mësuat nga kjo video për vlerën që ka leximi i Biblës dhe meditimi rreth saj?