KULLA E ROJËS

Pyetja: Si mund ta dimë çfarë ka në qiell, në vendin ku rri Zoti?

Shkrimi: Gjo 8:23

Oferta: Kjo Kullë Roje tregon se çfarë na kanë zbuluar për qiellin Jezui dhe Ati i tij.

MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN

Pyetja: A s’jeni dakord se kjo profeci nga Bibla përshkruan fiks atë që shohim sot?

Shkrimi: 2Ti 3:1-5

E vërteta: Përderisa profecia e Biblës për ditët e fundit është përmbushur tani, mund të jemi të sigurt se edhe profecia për një të ardhme më të mirë do të plotësohet.

PSE TA STUDIOSH BIBLËN? (Video)

Hyrja: Po u tregojmë njerëzve një video të shkurtër që shpjegon ku mund të gjejmë përgjigje bindëse për pyetjet e rëndësishme të jetës. [Trego videon.]

Oferta: Ky libër tregon se çfarë thotë Bibla për mënyrën si do t’i ndreqë Perëndia problemet në botë. [Ofro librin Çfarë mëson vërtet Bibla?]

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.