Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të shkruajmë letra të efektshme

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të shkruajmë letra të efektshme

PSE KA RËNDËSI? 1 Korintasve është 1 nga 14 letrat që shkroi apostulli Pavël për t’u dhënë zemër të bashkëkrishterëve. Një letër i jep mundësi shkruesit t’i zgjedhë me kujdes fjalët dhe mund të lexohet herë pas here nga marrësi. Letrat janë një mënyrë e mirë që t’u dëshmojmë të afërmve dhe të njohurve. Janë edhe një mjet i efektshëm për t’u dhënë dëshmi atyre që s’i takojmë dot. Për shembull, dikush mund të ketë shfaqur interes, por mezi e gjen në shtëpi. Të tjerë në territor mbase s’i takon dot, sepse banojnë në pallate me sistem sigurie të lartë, në rezidenca private ose në vende të izoluara. Çfarë duhet të mbash parasysh, sidomos kur i shkruan një të panjohuri?

SI TA ARRISH?

  • Shkruaj atë që do t’i kishe thënë po ta takoje. Prezantohu që në fillim të letrës dhe shpjego qartë arsyen pse po i shkruan. Mbase mund të shkruash një pyetje që ta nxitësh personin të mendojë dhe drejtoje te siti ynë. Më pas tregoji për programin tonë për studimin e Biblës në shtëpi ose cito titujt e disa kapitujve të një botimi ndihmës për studim. Në zarf mund të futësh edhe botime, si një kartëvizitë, një ftesë ose një fletushkë

  • Shkruaj shkurt, përndryshe marrësi mund të lodhet duke e lexuar.—Shih një model letre

  • Sigurohu që letra të mos ketë gabime, të lexohet kollaj dhe që mesazhi të jetë miqësor, pozitiv dhe i shprehur me takt. Vër aq pulla sa duhen