Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 20-21

«Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj»

«Kushdo që dëshiron të bëhet i madh ndër ju, të jetë shërbëtori juaj»

20:28

Skribët dhe farisenjtë krenarë vdisnin të binin në sy dhe t’i përshëndetnin në sheshin e pazarit

Skribët dhe farisenjtë krenarë kërkonin t’u bënin përshtypje të tjerëve dhe dëshironin të shquheshin. (Mt 23:5-7) Jezui ishte ndryshe. «Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë.» (Mt 20:28) A përpiqemi kryesisht për ato aspekte të adhurimit që mund të tërheqin vëmendjen dhe lëvdatat e të tjerëve? Kushdo që dëshiron të bëhet i madh në sytë e Jehovait, përpiqet të imitojë Jezuin dhe të bëjë gjithçka për të ndihmuar të tjerët. Shpesh këto vepra nuk i shikon asnjë njeri​—vetëm Jehovai i vëren. (Mt 6:1-4) Një shërbëtor i përulur . . .

  • merr pjesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë

  • merr iniciativën për t’u ardhur në ndihmë të moshuarve dhe të tjerëve

  • kontribuon financiarisht për të përkrahur interesat e Mbretërisë