25:1-12

Ndonëse Jezui ua tha dishepujve të mirosur shëmbëlltyrën për dhjetë virgjëreshat, mesazhi i saj kryesor zbatohet për të gjithë të krishterët. (w15 15/​3 12-16) «Qëndroni vigjilentë, sepse nuk e dini as ditën, as orën.» (Mt 25:13) A mund ta shpjegosh shëmbëlltyrën e Jezuit?

  • Dhëndri (vargu 1)​—Jezui

  • Virgjëreshat e matura e të përgatitura (vargu 2)​—Të krishterët e mirosur që janë të përgatitur të kryejnë me besnikëri caktimin e tyre dhe që shkëlqejnë si ndriçues deri në fund (Fi 2:15)

  • Britma: «Po vjen dhëndri!» (vargu 6)​—Shenja për praninë e Jezuit

  • Virgjëreshat mendjelehta (vargu 8)​—Të krishterët e mirosur që dalin të takojnë dhëndrin, por që nuk qëndrojnë vigjilentë dhe nuk e mbajnë integritetin

  • Virgjëreshat e matura nuk e ndajnë vajin (vargu 9)​—Pas vulosjes përfundimtare, është shumë vonë që të mirosurit besnikë të ndihmojnë këdo që nuk është treguar besnik

  • «Mbërriti dhëndri» (vargu 10)​—Jezui vjen të japë gjykimin afër fundit të shtrëngimit të madh

  • «Virgjëreshat e matura hyjnë në dasmë me dhëndrin dhe dera mbyllet» (vargu 10)​—Jezui mbledh të mirosurit besnikë në qiell, ndërsa jobesnikët humbin shpërblimin qiellor