PSE KA RËNDËSI? Kur studentët e Biblës përgatiten, mund ta kuptojnë dhe ta kujtojnë më kollaj çfarë u mësojmë. Sa më shumë të kuptojnë e të kujtojnë, aq më i shpejtë do të jetë përparimi. Edhe pas pagëzimit, do t’u duhet të përgatiten për mbledhjet dhe për shërbimin që ‘të qëndrojnë vigjilentë’. (Mt 25:13) Prandaj, nëse dinë si të studiojnë dhe nëse kanë një program, kjo do t’u sjellë dobi për tërë jetën. Qysh në fillim duhet t’i ndihmojmë studentët ta bëjnë zakon përgatitjen për studimin e Biblës.

SI TA ARRISH?

  • Ji një shembull i mirë. (Ro 2:21) Përgatitu çdo herë për studimin duke pasur në mendje studentin. (km 11/​15 3) Tregoji botimin tënd të nënvizuar.

  • Inkurajoje të përgatitet. Me t’u bërë i rregullt studimi, thuaji se përgatitja është pjesë e programit të studimit të Biblës dhe shpjegoji dobitë që vijnë. Jepi sugjerime praktike si të gjejë kohë për t’u përgatitur. Disa lajmëtarë, gjatë studimit, i kanë dhënë studentit botimin e tyre të studiuar për ta ndihmuar të kuptojë të mirën e përgatitjes. Lavdëroje kur përgatitet.

  • Tregoji si të përgatitet. Që në fillim, disa mësues përdorin një seancë të tërë studimi për t’i demonstruar studentit si të përgatitet.