Përkujtimi është një mundësi e mirë që të reflektojmë për bekimet e ardhshme që janë bërë të mundura falë shpërblesës. Një prej tyre është ringjallja. Jehovai s’e ka pasur kurrë ndër mend që njerëzit të vdisnin. Ja pse një nga ndjenjat më të dhembshme që përjetojmë, është pikëllimi kur na vdes një njeri i dashur. (1Ko 15:26) Jezuit i dhembi në shpirt kur pa dishepujt që vajtonin për humbjen e Lazarit. (Gjo 11:33-35) Meqë Jezui pasqyron në mënyrë të përsosur Atin e tij, mund të jemi të sigurt se edhe Jehovait i dhemb në shpirt tek na sheh të pikëlluar për humbjen e një personi të dashur. (Gjo 14:7) Jehovai mezi pret kohën kur do të kthejë në jetë shërbëtorët e tij, e ne duhet të ndihemi njësoj.Jb 14:14, 15.

Meqë është Perëndi i rregullit, është logjike të besojmë se ringjallja do të ndodhë në mënyrë të rregullt. (1Ko 14:33, 40) Në vend të funeraleve, do të ketë grumbullime për të mirëpritur të ringjallurit. A mediton për ringjalljen, sidomos gjatë periudhave të pikëllimit? (2Ko 4:17, 18) A e falënderon Jehovain që ka siguruar shpërblesën dhe që na ka zbuluar në Shkrime se të vdekurit do të jetojnë përsëri?Kl 3:15.

  • Në veçanti, cilin nga miqtë ose të afërmit pret me padurim të shohësh përsëri?

  • Me cilin personazh biblik dëshiron veçanërisht të takohesh e të bisedosh?