Më 23 mars, pritet që të ftuarit që do të vijnë në Përkujtim të jenë rreth 12 milionë veta ose më shumë. Do të marrin dëshmi të shkëlqyer teksa oratori flet për dhuratën e shpërblesës që na ka bërë Jehovai dhe për bekimet e ardhshme që do të vijnë si pasojë për njerëzimin. (Is 11:6-9; 35:5, 6; 65:21-23; Gjo 3:16) Gjithsesi, oratori nuk është i vetmi që do të japë dëshmi në këtë rast të veçantë. Të gjithë ne mund të bëjmë pjesën tonë duke i mirëpritur ngrohtësisht të ftuarit. (Ro 15:7) Ja disa sugjerime:

  • Në vend që të uleni në vendin tuaj e të prisni që të fillojë programi, mirëpritni vizitorët dhe joaktivët me buzëqeshje të ngrohtë dhe përshëndetje miqësore

  • Ndërkohë që u shfaqni interes të veçantë të ftuarve tuaj, jini të vëmendshëm edhe ndaj të tjerëve që mund të kenë ardhur falë fushatës me ftesa. Ftojini ata që kanë ardhur për herë të parë të ulen me ju dhe ndihmojini me Biblën e me librin e këngës

  • Pas fjalimit, tregohuni të gatshëm t’u përgjigjeni pyetjeve. Nëse koha është e kufizuar ngaqë duhet të lironi sallën për një kongregacion tjetër, merrni masa që ta vizitoni personin brenda pak ditësh. Nëse nuk keni informacione për ta kontaktuar sërish, mund të thoni: «Si ju duk programi. A ka ndonjë mënyrë si mund të bisedojmë prapë?»