9:1-7

Imagjinoni si duhet të jetë ndier Jezui kur dëgjoi Atin e tij qiellor të bënte të njohur gjatë vegimit të shpërfytyrimit se Ai e miratonte. Pa dyshim që kjo e forcoi Jezuin për vuajtjet që do të kalonte më tej. Vegimi la mbresa të thella edhe te Pjetri, Jakovi dhe Gjoni. I bindi se Jezui ishte me të vërtetë Mesia dhe se bënin mirë që e dëgjonin. Rreth 32 vjet më vonë, Pjetri ende e kujtonte këtë përvojë dhe si kjo ia forcoi besimin te ‘fjala profetike’.​—2Pj 1:16-19.

Ndonëse nuk e kemi parë me sytë tanë këtë vegim emocionues, jemi dëshmitarë të plotësimit të tij. Jezui është duke drejtuar si Mbret i fuqishëm. Së shpejti ‘do të plotësojë fitoren e tij’, duke hapur udhën për botën e re të drejtë.​—Zb 6:2.

Si të është forcuar besimi kur ke vërejtur plotësimin e profecive të Biblës?