Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

A po e përdor JW Library?

A po e përdor JW Library?

JW Library është një aplikacion ose program falas, që të lejon të shkarkosh Biblën, botime, video dhe programe audio në celular, tabletë ose kompjuter.

SI TA KESH? Futu në Internet dhe instalo JW Library nga app store (negozio). Aplikacioni vlen për pajisje të ndryshme. Kur të lidhesh me Internetin, hap aplikacionin dhe zgjidh çfarë dëshiron të shkarkosh në pajisjen tënde. Nëse nuk ke Internet në shtëpi, ndoshta mund ta bësh këtë në Sallën e Mbretërisë, në një bibliotekë ose në një lokal. Pasi t’i kesh shkarkuar botimet në pajisje, mund t’i përdorësh sa herë të duash, pa pasur nevojë për Internet. Meqë rregullisht shtohen veçori të reja në JW Library, është mirë që herë pas here të lidhesh me Internetin që të instalosh përditësimet e aplikacionit (updates) që janë në dispozicion.

PSE TA KESH? JW Library ta bën shumë të lehtë studimin personal dhe të ndjekësh programin gjatë mbledhjeve. Gjithashtu është i dobishëm në shërbim, veçanërisht gjatë dëshmisë joformale.