Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 SELANIKASVE 1-3

Zbulimi i të paligjshmit

Zbulimi i të paligjshmit

2:6-12

Kujt po i referohej Pavli në këto vargje?

  • «Një forcë frenuese» (v. 6)​—Me sa duket, apostujt

  • «Zbulohet» (v. 6)​—Pas vdekjes së apostujve, të krishterët apostatë i shfaqën hapur mësimet e tyre të rreme dhe hipokrizinë fetare

  • «Kjo paligjshmëri, që është një mister» (v. 7)​—Në kohën e Pavlit nuk dihej kush ishte «i paligjshmi»

  • «I paligjshmi» (v. 8)​—Sot është kleri i krishterimit si grup

  • «Zotëria Jezu do ta shfarosë [të paligjshmin] . . . me shfaqjen e pranisë së tij» (v. 8)​—Jezui do ta bëjë të dukshme praninë e tij si Mbret në qiell kur të ekzekutojë gjykimet e Jehovait mbi sistemin e Satanait, ku përfshihet edhe «i paligjshmi»

Si të nxitin këto vargje që të predikosh me zell dhe me urgjencë?