12:6, 7

Në ç’kontekst i tha Jezui fjalët që gjenden te Luka 12:6, 7? Në vargun 4, vërejmë se Jezui u tha dishepujve të mos frikësoheshin nga ata që mund t’u kundërviheshin a madje t’i vrisnin. Jezui po i përgatiste për kundërshtimin që do të hasnin më vonë. I siguroi se Jehovai e çmonte secilin nga shërbëtorët e tij dhe se Ai nuk do të lejonte që të pësonin dëme të përhershme.

Si mund ta imitojmë merakun e Jehovait për ata që po përndiqen?

Ku mund të gjejmë informacion të përditësuar për Dëshmitarët e Jehovait që janë të burgosur për shkak të besimit?

Sa vëllezër e motra janë në burg?