6:38

Një person bujar jep me kënaqësi nga koha, energjitë dhe të ardhurat e tij që të ndihmojë e të inkurajojë të tjerët.

  • Forma e foljes greke e përkthyer «bëjeni zakon të jepni» përshkruan një veprim në vazhdimësi

  • Kur e bëjmë zakon të japim, do të na derdhin në prehër «një masë të shkëlqyer, të ngjeshur, të tundur dhe që derdhet nga buzët». Kjo shprehje mund t’i referohet zakonit të disa shitësve për ta mbushur palën e veshjes së sipërme të blerësit me gjërat që blinte.