Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Qëndrimi i duhur përpara derës

Qëndrimi i duhur përpara derës

Të krishterët janë «teatër për botën». (1Ko 4: 9) Prandaj s’ka pse të surprizohemi që disa të zot shtëpie na vëzhgojnë nga dritarja ose na dëgjojnë pas dere. Madje shtëpia mund të ketë një kamerë sigurie dhe një mikrofon që e lejon të zotin e shtëpisë të na vëzhgojë, të na dëgjojë e të na regjistrojë. Këtu paraqiten disa mënyra si të kemi qëndrimin e duhur përpara derës.​—2Ko 6:3.

ME ANË TË SJELLJES (Fi 1:27):

  • Respekto privatësinë e të zotit të shtëpisë duke mos u përpjekur të shohësh brenda shtëpisë. Mos ha, mos pi, mos bëj telefonata ose mos shkruaj mesazhe para derës

ME ANË TË TË FOLURIT (Ef 4:29):

  • Kur je para derës, mos thuaj asgjë që nuk do të doje ta dëgjonte i zoti i shtëpisë. Disa lajmëtarë madje mund të preferojnë t’i ndërpresin bisedat që të mendojnë edhe një herë argumentin për të cilin do të flasin

Në ç’mënyra të tjera mund të tregojmë se kemi qëndrimin e duhur përpara derës?