Çfarë të provosh? Shërbimin si pionier i rregullt. Sa bekime të pasura do të gëzosh!Pr 10:22.

SI PIONIER, MUND . . .

  • të bëhesh ungjillëzues më i aftë dhe ta shijosh më shumë shërbimin

  • të forcosh marrëdhënien me Jehovain. Sa më shumë t’u flasësh të tjerëve për të, aq më shumë do të të kujtohen cilësitë e tij të mrekullueshme

  • të përjetosh kënaqësinë që vjen kur e vë Mbretërinë para interesave të tua dhe gëzimin që ndien kur u jep të tjerëve nga vetja.Mt 6:33; Ve 20:35

  • të ndjekësh mbledhjen me pionierë që mbahet gjatë vizitës së mbikëqyrësit qarkor, mbledhjen speciale para asamblesë qarkore dhe Shkollën e Shërbimit për Pionierë

  • të kesh më shumë raste të fillosh e të drejtosh studime biblike

  • të kalosh më shumë kohë me lajmëtarët e tjerë dhe të inkurajoni njëri-tjetrin.Ro 1:11, 12