KULLA E ROJËS

Pyetja: Si mendoni, nëse Bibla është nga Perëndia, a nuk duhet t’i mbijetojë çdo përpjekjeje për ta shkatërruar?

Shkrimi: Is 40:8

Oferta: Kjo seri artikujsh tregon historinë mahnitëse se si ka mbijetuar Bibla.

KULLA E ROJËS (faqja e fundit)

Pyetja: A mund të di mendimin tuaj për këtë pyetje? [Lexo pyetjen e parë në faqen 16.] Disa mendojnë se fetë i kanë sajuar njerëzit. Të tjerë thonë se Perëndia i përdor fetë për të na tërhequr drejt vetes. Po ju, si mendoni?

Shkrimi: Jk 1:27.

Oferta: Ky artikull shpjegon më shumë se ç’thotë Bibla për këtë temë. Me gjithë qejf, mund të kthehem një herë tjetër e të bisedojmë për disa pika nga ky artikull.

NJË LAJM I MIRË NGA PERËNDIA

Pyetja: Kur lexojnë profecitë e Biblës, shumë vetave u duket sikur po lexojnë gazetat. Cilën nga këto kushte të parathëna i ke parë a i ke dëgjuar vetë?

Shkrimi: 2Ti 3:1-5

Oferta: Kjo broshurë shpjegon pse këto kushte janë një lajm i mirë për ata që e duan Zotin. [Drejtoje te mësimi 1, pyetja 2.]

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.