Bibla paratha se Satanai do të na përndiqte që të pengonte shërbimin tonë. (Gjo 15:20; Zb 12:17) Si mund t’i ndihmojmë bashkëbesimtarët që po përndiqen në vende të tjera? Mund të lutemi për ta. «Përgjërimi i të drejtit vepron me shumë forcë.»Jk 5:16.

Çfarë mund të përfshijmë në lutje? Mund t’i kërkojmë Jehovait që t’u japë guxim motrave e vëllezërve tanë dhe që t’i ndihmojë të mos frikësohen. (Is 41:10-13) Gjithashtu mund të lutemi që autoritetet ta kenë me sy të mirë veprën e predikimit, «që të vazhdojmë të bëjmë një jetë të qetë dhe të patrazuar».1Ti 2:1, 2.

Kur Pavli dhe Pjetri u përndoqën, të krishterët në shekullin e parë u lutën për ta duke i përmendur me emër. (Ve 12:5; Ro 15:30, 31) Edhe nëse nuk i dimë emrat e të gjithë atyre që po përndiqen sot, a mund të përmendim kongregacionin, shtetin ose rajonin e tyre?

Shkruaj vendet ku ka të krishterë që përndiqen, për të cilët do që të lutesh.