Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Përdorimi i JW.ORG

Të mprehim aftësitë në shërbim​—Përdorimi i JW.ORG

PSE KA RËNDËSI? Çdo botim i Çantës së mjeteve mësimore i referohet sitit jw.org. Në fakt, qëllimi kryesor i kartëvizitës dhe i fletushkës Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?, është t’i drejtojë njerëzit te siti ynë. Mund ta përdorësh sitin jw.org për të shpërndarë elektronikisht një botim të Çantës së mjeteve mësimore me anë të email-it ose të një linku. Kjo mund të jetë shumë e dobishme kur i japim dëshmi dikujt që flet një gjuhë tjetër. Përveç kësaj, njerëzit mund të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave gjenden në botime që nuk janë pjesë e Çantës së mjeteve mësimore. Nëse jemi në gjendje ta përdorim mirë sitin, mund të jemi më të efektshëm në shërbim.

SI TA ARRISH?

SHIHNI VIDEON PËRDORIMI I JW.ORG DHE MË PAS MENDONI SE CILËN FAQE TË SITIT DO TË HAPNI PËR TË NDIHMUAR:

  • një ateist

  • dikë që sapo ka përjetuar një tragjedi

  • një vëlla ose motër joaktive

  • një rivizitë që dëshiron të dijë si financohet vepra jonë

  • një shtetas të huaj që dëshiron të ndjekë një mbledhje në vendin e tij