19:12-24

Çfarë përfaqësojnë veçoritë e ndryshme të kësaj shëmbëlltyre?

  1. Zotëria përfaqëson Jezuin

  2. Skllevërit përfaqësojnë dishepujt e mirosur të Jezuit

  3. Paratë që zotëria ua beson skllevërve, përfaqësojnë privilegjin e çmuar për të bërë dishepuj

Kjo shëmbëlltyrë përmban një paralajmërim se ç’do të ndodhte sikur dishepujt e mirosur të Krishtit të zhvillonin tiparet e një skllavi të lig. Jezui pret që dishepujt e tij ta përdorin plotësisht kohën, forcën, madje edhe gjërat materiale për të bërë më shumë dishepuj.

Si mund t’i imitoj të krishterët e mirosur e besnikë në veprën e bërjes së dishepujve?