Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

 TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kur mund të shërbej si pionier ndihmës?

Kur mund të shërbej si pionier ndihmës?

Vegimi i Ezekielit për tempullin tregon se populli i Jehovait do të bënte blatime vullnetare. Si mund të bëjë secili prej nesh flijime lëvdimi?​—He 13:15, 16.

Një mënyrë e shkëlqyer është të shërbesh si pionier ndihmës. Viti i shërbimit 2018 ka disa muaj me pesë të shtuna ose pesë të diela. Kjo është veçanërisht e dobishme për ata që punojnë me orar të plotë dhe dalin në shërbim kryesisht në fundjavë. Veç kësaj, lajmëtarët mund të plotësojnë kërkesën për 30 ose 50 orë gjatë marsit e prillit, si dhe në muajin e vizitës së mbikëqyrësit qarkor.

Po sikur rrethanat të mos na lejojnë të shërbejmë si pionierë ndihmës? Sigurisht që bëjmë çmos të rritim cilësinë e shërbimit, e ndoshta edhe sasinë. Sido qofshin rrethanat, le të na nxitë dashuria për Jehovain që t’i japim më të mirën gjatë vitit të shërbimit 2018!​—Ho 14:2.

Si ta imitoj zellin e Sabina Ernandezit?

SHIHNI VIDEON ME JEHOVAIN, MUND TË BËJ POTHUAJSE GJITHÇKA, DHE MË PAS PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë e nxiti Sabinën të bënte më shumë në shërbim të Jehovait?

  • Si të jep zemër shembulli i Sabinës?

  • Cilin (cilët) muaj mund të shërbej si pionier ndihmës gjatë vitit të shërbimit 2018?