PSE KA RËNDËSI? Që të fitojnë miratimin e Jehovait, studentët e Biblës duhet t’ia kushtojnë jetën atij dhe të pagëzohen. (1Pj 3:21) Ata që jetojnë në harmoni me kushtimin e tyre janë të mbrojtur nga çdo gjë që mund t’u dëmtojë marrëdhënien me Jehovain. (Ps 91:1, 2) Ne i kushtohemi Jehovait, jo një njeriu, një vepre a një organizate. Ja pse studentët duhet të kultivojnë dashurinë dhe çmueshmërinë për Perëndinë.Ro 14:7, 8.

SI TA ZBATOSH?

  • Gjatë studimit, shqyrtoni çfarë tregon për Jehovain ai material. Theksoji studentit sa rëndësi ka të lexojë përditë Biblën dhe t’i lutet Jehovait «pa pushim».1Se 5:17; Jk 4:8

  • Inkurajoje studentin të synojë që të kushtohet e të pagëzohet. Gjithashtu, ndihmoje të arrijë synime që do ta çojnë drejt këtyre synimeve më të mëdha, si për shembull të komentojë në mbledhje ose t’u dëshmojë komshinjve e shokëve të punës. Mos harro se Jehovai nuk detyron askënd t’i shërbejë. Kushtimi është vendim personal.Lp 30:19, 20

  • Nxite studentin të bëjë ndryshimet e nevojshme që t’i pëlqejë Jehovait e të kualifikohet për pagëzim. (Pr 27:11) Disa tipare dhe zakone mund të jenë të rrënjosura thellë, prandaj studentit të Biblës mund t’i duhet ndihmë e vazhdueshme që të flakë personalitetin e vjetër dhe të veshë të riun. (Ef 4:22-24) Drejtoja vëmendjen te disa artikuj nga rubrika «Bibla të ndryshon jetën» në Kullën e Rojës

  • Tregoji sa gëzim ke provuar duke i shërbyer Jehovait.Is 48:17, 18