ZGJOHUNI!

Pyetja: Si mendoni, a ia vlen të përpiqemi t’i zëvendësojmë zakonet e këqija me të mira?

Shkrimi: Ek 7:8a

Oferta: Në këta artikuj do të gjeni disa parime biblike se si të zhvillojmë zakone që na sjellin dobi.

ZGJOHUNI!

Pyetja: Ndryshimet në jetë janë të pashmangshme. Si thoni, cila është mënyra më e mirë që t’i përballojmë?

Shkrimi: Ek 7:10

Oferta: [Drejtoja vëmendjen tek artikulli që fillon në faqen 10.] Ky artikull trajton disa parime biblike që na ndihmojnë të përballojmë ndryshimet.

DËGJOJE PERËNDINË QË TË JETOSH PËRGJITHMONË

Pyetja: Të gjithë ne e kemi një emër, edhe familjarët e miqtë tanë. Po Zoti, si e ka emrin?

Shkrimi: Ps 83:18

Oferta: Te kjo broshurë shpjegohen edhe shumë gjëra të tjera që na mëson Bibla për Zotin. [Drejtoja vëmendjen te faqet 6 dhe 7.]

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.