Jehovai e krijoi martesën që të ishte një lidhje e përhershme mes një burri e një gruaje. (Zn 2:22-24) Divorci ekziston si mundësi vetëm në rast të imoralitetit seksual. (Ma 2:16; Mt 19:9) Meqë Jehovai dëshiron që martesat të jenë të lumtura, ai ka siguruar parime që mund t’i ndihmojnë të krishterët të zgjedhin me mençuri bashkëshortin dhe të kenë një martesë të lumtur.​—Ek 5:4-6.

SHIHNI VIDEON ÇFARË ËSHTË DASHURIA E VËRTETË? DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse ndreqja që i dhanë Frenku dhe Boni, vajzës së tyre, Lizës, ishte si e mençur, edhe e dashur?

  • Pse nuk është e mençur të mendosh se mund të ndryshosh personin me të cilin po njihesh?

  • Çfarë këshille të mençur i dhanë Lizës Poli me Prishilën?

  • Pse patën probleme në martesë Zaku dhe Megani?

  • Çfarë synimesh të përbashkëta teokratike kishin Xhoni dhe Liza?

  • Pse duhet ta njohësh ‘njeriun e fshehtë të zemrës’ të dikujt përpara se të shkëmbesh betimet martesore me të? (1Pj 3:4)

  • Çfarë është dashuria e vërtetë? (1Ko 13:4-8)