PSE KA RËNDËSI: Zakaria profetizoi se njerëz nga të gjitha gjuhët e kombeve do t’i përgjigjeshin pozitivisht lajmit të mirë. (Za 8:23) Por kush do t’i mësojë? (Ro 10:13-15) Ne e kemi privilegjin dhe përgjegjësinë që t’i japim lajmin e mirë kujtdo në territor.​—od 84 ¶10-11.

SI TA ZBATOSH:

  • Përgatitu. A takon njerëz që flasin një gjuhë tjetër? Mund të përdorësh aplikacionin JW Language që të mësosh një prezantim të thjeshtë. Ose, me anë të pajisjes sate portative, mund t’i tregosh si të gjejë më shumë informacion në gjuhën e tij te siti jw.org.

  • Vëzhgo. Nëse po predikon nga shtëpia në shtëpi, mos lejo të të ikin mundësitë për të folur me kalimtarët ose me ata që presin në makinë. Gjatë dëshmisë në vende publike, përqendrohu te synimi që të dëshmosh.

  • Këmbëngul. Mundohu që t’i kontaktosh ata që nuk i ke gjetur fillimisht në shtëpi. Përpiqu të flasësh me dikë në çdo banesë, ndoshta në orare ose ditë të ndryshme. Për disa persona, mund të jetë e nevojshme t’i kontaktosh me anë të letrave, telefonit ose dëshmisë rrugore.

  • Ndiq interesin. Kthehu pa vonuar për të ndjekur interesin e shfaqur. Nëse personi flet një gjuhë tjetër, përpiqu të gjesh dikë që është i kualifikuar ta ndihmojë në gjuhën e tij. Vazhdo ta vizitosh derisa ta kontaktojnë lajmëtarë që flasin atë gjuhë.​—od 94 ¶39-40

SHIHNI VIDEON PREDIKIMI NË «SKAJIN MË TË LARGËT TË TOKËS», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si u përgatitën vëllezërit dhe motrat që të kontaktonin njerëz në territor të largët? (1Ko 9:22, 23)

  • Çfarë pengesash kaluan?

  • Çfarë bekimesh gëzuan?

  • Çfarë përpjekjesh mund të bësh që të kontaktosh sa më shumë njerëz në territor?