Jehovai nuk është i anshëm. (Ve 10:34, 35) Ai pranon njerëz «nga të gjitha kombet, fiset, popujt dhe gjuhët». (Zb 7:9) Prandaj, në kongregacionin e krishterë nuk ka vend për paragjykime apo mbajtje me hatër. (Jk 2:1-4) Falë arsimimit hyjnor, ne gëzojmë një parajsë frymore në të cilën kemi parë si njerëzit transformojnë personalitetin e tyre. (Is 11:6-9) Ndërsa punojmë me zell të shkulim nga zemra çdo rrënjë paragjykimi, tregojmë se po imitojmë Perëndinë.Ef 5:1, 2.

SHIH VIDEON XHONI DHE GIDEONI: DIKUR ARMIQ, TANI VËLLEZËR. PASTAJ PËRGJIGJJU PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse arsimimi hyjnor ia kalon çdo përpjekjeje njerëzore për të zhdukur diskriminimin dhe paragjykimin?

  • Çfarë të prek më shumë nga vëllazëria mbarëbotërore?

  • Si merr lavdi Jehovai kur ruajmë unitetin e krishterë?