Fryma e gatishmërisë që shfaqi Isaia vlen të imitohet. Ai tregoi besim dhe, kur ishte nevoja, u përgjigj menjëherë edhe pse nuk i dinte të gjitha hollësitë. (Is 6:8) A mund t’i përshtatni rrethanat që të shërbeni ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë? (Ps 110:3) Sigurisht, është e domosdoshme ‘të llogariten shpenzimet’ për këtë lëvizje. (Lu 14:27, 28) Gjithsesi, jini të gatshëm të bëni sakrifica për hir të veprës së predikimit. (Mt 8:20; Mr 10:28-30) Siç u theksua në videon Transferohen për të shërbyer aty ku ka më shumë nevojë, bekimet që marrim në shërbim të Jehovait ua tejkalojnë ku e ku sakrificave që bëjmë.

PASI TË SHIHNI VIDEON, PËRGJIGJJUNI PYETJEVE VIJUESE:

  • Çfarë sakrificash bëri familja Uilliams që të shërbenin në Ekuador?

  • Çfarë faktorësh morën parasysh kur zgjodhën se ku do të shërbenin?

  • Çfarë bekimesh patën?

  • Ku mund të gjeni më tepër informacion për të shërbyer ku ka më shumë nevojë?

NË ADHURIMIN TJETËR FAMILJAR, DISKUTONI PYETJET VIJUESE:

  • Si mund ta zgjerojmë shërbimin si familje? (km 8/11 4-6)

  • Nëse nuk kemi mundësi të shërbejmë ku ka më shumë nevojë, si mund ta ndihmojmë kongregacionin tonë? (w16.03 23-25)