ZGJOHUNI!

Pyetja: Shumica e njerëzve duan të kenë shëndet të mirë. Çfarë mund të bëjmë që të mbrohemi nga sëmundjet?

Shkrimi: Pr 22:3

Oferta: Ky numër i revistës Zgjohuni! trajton ç’hapa mund të marrim që të tregohemi mendjehollë dhe të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve.

MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN

Pyetja: A na i shkakton Perëndia vuajtjet apo vijnë nga faktorë të tjerë?

Shkrimi: Jb 34:10

E vërteta: Perëndia nuk na shkakton kurrë vuajtje. Përkundrazi, vuajtjet vijnë nga Djalli, nga zgjedhjet e gabuara të vetë njerëzve dhe ndonjëherë ngaqë jemi në vendin e gabuar në momentin e gabuar. Kur vuajmë, Perëndia na bëhet krahë. Ai merakoset vërtet për ne.

PSE TA STUDIOSH BIBLËN? (Video)

Pyetja: A mendon se Zoti e kontrollon botën? [Prit përgjigjen.] Mund të habitesh me atë që thotë Bibla. Kjo video e shkurtër e shpjegon. [Trego videon.]

Oferta: Kapitulli 11 i këtij libri shqyrton pse i ka lejuar vuajtjet Perëndia dhe çfarë ka ndër mend të bëjë. [Ofro librin Çfarë mëson vërtet Bibla?]

FORMO PREZANTIMIN TËND

Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.