Zbulesa 8:1-13

8  Kur ai+ hapi vulën e shtatë,+ në qiell ra heshtje për rreth gjysmë ore.  Pashë shtatë engjëjt+ që qëndrojnë para Perëndisë, dhe atyre iu dhanë shtatë trumbeta.  Një engjëll tjetër erdhi e qëndroi pranë altarit,+ dhe kishte një temjanicë prej ari. Atij iu dha një sasi e madhe temjani,+ që ta paraqiste mbi altarin e artë që ishte para fronit, ndërkohë që dëgjoheshin lutjet e të shenjtëve.  Nga dora e engjëllit, tymi i temjanit u ngjit para Perëndisë, bashkë me lutjet+ e të shenjtëve.  Sakaq, engjëlli mori temjanicën, e mbushi me zjarrin+ e altarit dhe e hodhi në tokë.+ E pati bubullima,+ zëra, vetëtima+ dhe një tërmet.+  Shtatë engjëjt u përgatitën t’u binin shtatë+ trumbetave.+  I pari i ra trumbetës. Ndërkaq, në tokë ra breshër e zjarr+ i përzier me gjak. U dogj+ një e treta e tokës, një e treta e pemëve dhe gjithë bimësia e gjelbër.+  Engjëlli i dytë i ra trumbetës. Ndërkaq, diçka që i ngjante një mali+ të madh që digjet me zjarr, u hodh në det.+ Një e treta e detit u bë gjak,+  një e treta e krijesave në det, të cilat kanë shpirt,* ngordhën,+ dhe një e treta e anijeve u shpartallua. 10  Engjëlli i tretë i ra trumbetës. Ndërkaq, nga qielli ra mbi një të tretën e lumenjve dhe mbi burimet e ujërave+ një yll i madh, që digjej porsi pishtar.+ 11  Emri i yllit është Pelin. Kështu, një e treta e ujërave u kthyen në pelin dhe shumë njerëz vdiqën nga ujërat, sepse ato ishin bërë të hidhura.+ 12  Engjëlli i katërt i ra trumbetës. Ndërkaq, u godit një e treta e diellit, një e treta e hënës dhe një e treta e yjeve, që një e treta e tyre të errësohej,+ e kështu dita të mos kishte ndriçim për një të tretën+ e saj, e po njësoj edhe nata. 13  Pashë dhe dëgjova një shqiponjë+ që fluturonte mes qiellit+ e thoshte me zë të lartë: «Mjerë, mjerë, mjerë+ ata që banojnë në tokë, për shkak të buçimave të tjera të trumbetave të tre engjëjve, të cilët do t’u bien trumbetave+ pas pak kohe!»

Shënime në fund të faqes

Ose «jetë». Shih Shtojcën 3A.