Zbulesa 6:1-17

6  Pashë kur Qengji+ hapi një nga shtatë vulat+ e dëgjova një nga katër krijesat e gjalla+ të thoshte me një zë si bubullimë: «Eja!»+  Dhe ja, pashë një kalë të bardhë,+ dhe ai që rrinte+ mbi të, kishte një hark.+ Atij iu dha një kurorë,+ e ai doli fitimtar+ për të plotësuar fitoren e tij.+  Kur hapi vulën e dytë, dëgjova krijesën e dytë të gjallë+ që tha: «Eja!»  Doli një kalë tjetër me ngjyrë të kuqe zjarr. Atij që rrinte mbi të, iu lejua të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të thereshin me njëri-tjetrin, dhe iu dha një shpatë e madhe.+  Kur hapi+ vulën e tretë, dëgjova krijesën e tretë të gjallë+ që tha: «Eja!» Dhe ja, pashë një kalë të zi, dhe ai që rrinte mbi të, kishte në dorë një peshore.+  Dëgjova një zë mes+ katër krijesave të gjalla,+ që thoshte: «Një kenik* grurë për një denar+ dhe tre kenikë elb për një denar. Mos e ço dëm vajin e ullirit dhe verën.»+  Kur hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e krijesës së katërt të gjallë+ që tha: «Eja!»  Dhe ja, pashë një kalë të zbehtë, dhe ai që rrinte mbi të, e kishte emrin Vdekje. Atë e ndiqte nga afër Hadesi.*+ Atyre iu dha autoritet mbi një të katërtën e tokës, për të vrarë me një shpatë+ të gjatë, me mungesë ushqimi,+ me plagë vdekjeprurëse dhe me bishat+ e tokës.  Kur hapi vulën e pestë, pashë rrëzë altarit+ shpirtrat+ e atyre që ishin therur,+ për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të veprës së dëshmisë+ që kishin. 10  Ata bërtitën me zë të lartë e thanë: «Deri kur, o Zotëri Sovran+ i shenjtë dhe i vërtetë,+ do të përmbahesh dhe nuk do t’i gjykosh+ e të marrësh hak për gjakun tonë+ ndaj atyre që banojnë në tokë?» 11  Secilit prej tyre iu dha nga një petk i gjatë i bardhë.+ Iu tha të pritnin edhe pak, derisa të plotësohej numri i shokëve të tyre të skllavërisë dhe i vëllezërve të tyre, që pas pak kohe do të vriteshin+ sikurse ishin vrarë edhe ata. 12  Pashë kur ai hapi vulën e gjashtë dhe ra një tërmet i madh. Dielli u bë si thes+ leshi i zi, tërë hëna u bë si gjak+ 13  dhe yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si pema e fikut hedh fiqtë e papjekur, kur e shkund një erë e fortë. 14  Qiejt u zhdukën, si një rrotull që mbështillet,+ dhe çdo mal e ishull u hoq nga vendi.+ 15  Mbretërit e tokës, paria, komandantët ushtarakë, të pasurit, të fuqishmit dhe çdo skllav e i lirë, u fshehën shpellave e shkëmbinjve+ të maleve. 16  Ata vazhdojnë t’u thonë maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne+ e na fshihni nga sytë e Atij që rri ulur në fron+ dhe nga zemërimi i Qengjit,+ 17  sepse erdhi dita e madhe+ e zemërimit+ të tyre; dhe kush është në gjendje të qëndrojë në këmbë?»+

Shënime në fund të faqes

Masë greke gruri (Gr.: Hóiniks) pak më shumë se një litër, që përbënte racionin ditor të një ushtari. ‘Një denar’ ishte paga e një dite.
Shih Shtojcën 3B.