Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zbulesa 5:1-14

5  Në dorën e djathtë të Atij që rri ulur në fron,+ pashë një rrotull të shkruar nga brenda dhe nga jashtë,+ të vulosur+ mirë me shtatë vula.  Pashë një engjëll të fuqishëm, që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë t’ia zgjidhë vulat rrotullës dhe ta hapë?»  Por as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk u gjend as edhe një që të hapte rrotullën dhe të shikonte në të.  Unë qava shumë, sepse nuk u gjend askush që të ishte i denjë të hapte rrotullën dhe të shikonte në të.+  Por një nga pleqtë më tha: «Mos qaj më! Ja, ka dalë fitimtar+ Luani që është nga fisi i Judës,+ rrënja+ e Davidit.+ Ai do të hapë shtatë vulat dhe rrotullën.»  Afër fronit+ dhe mes katër krijesave të gjalla dhe pleqve,+ pashë një qengj+ që qëndronte atje dhe ngjante si i therur.+ Ai kishte shtatë brirë dhe shtatë sy. Këta sy përfaqësojnë shtatë frymërat+ e Perëndisë, që janë dërguar në mbarë tokën.  Qengji shkoi dhe e mori menjëherë rrotullën nga dora e djathtë e Atij që rri ulur në fron.+  Kur ai e mori rrotullën, katër krijesat e gjalla dhe njëzet e katër pleqtë+ u përkulën para Qengjit. Secili kishte një harpë+ dhe kishin kupa ari plot me temjan,+ i cili përfaqëson lutjet+ e të shenjtëve.  Ata këndojnë një këngë të re,+ që thotë: «Ti je i denjë të marrësh rrotullën e të hapësh vulat e saj, sepse ti u there dhe me gjakun+ tënd bleve+ për Perëndinë+ njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, 10  i bëre një mbretëri+ dhe priftërinj+ për Perëndinë+ tonë, dhe ata do të mbretërojnë+ mbi tokën.» 11  Pashë pastaj dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që ishin përreth fronit, krijesave të gjalla dhe pleqve. Ata ishin dhjetë mijë herë dhjetëra mijë+ dhe mijëra e mijëra+ 12  dhe thoshin me një zë të fortë: «Qengji që u ther,+ është i denjë të marrë fuqinë, pasurinë, mençurinë, forcën, nderimin, lavdinë dhe bekimin.»+ 13  Çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë+ e në det, çdo gjë që është në to, e dëgjova të thoshte: «Ai që rri ulur në fron+ dhe Qengji+ paçin bekimin, nderimin,+ lavdinë+ dhe fuqinë në jetë të jetëve!» 14  Katër krijesat e gjalla thanë: «Amin!» Dhe pleqtë+ u përkulën e adhuruan Perëndinë.+

Shënime në fund të faqes