Zbulesa 4:1-11

4  Pas këtyre gjërave, pashë një derë të hapur në qiell, dhe zëri i parë që dëgjova ishte porsi zë trumbete,+ e më tha: «Ngjitu këtu+ dhe do të të tregoj ato që do të ndodhin.»+  Pas këtyre gjërave, menjëherë u gjenda nën fuqinë e frymës dhe ja, një fron+ është në qiell+ dhe dikush rri i ulur në të.+  Ai që rri ulur, i ngjan+ një guri diaspri+ dhe një guri të çmuar të kuq, ndërsa rreth e përqark fronit ka një ylber,+ që ngjan si smerald.+  Rreth e përqark fronit gjenden njëzet e katër frone, e në to+ pashë të ulur njëzet e katër+ pleq,+ të veshur me rroba të bardha.+ Ata kanë mbi krye kurora prej ari.+  Nga froni dalin vetëtima,+ zëra dhe bubullima.+ Shtatë llamba+ zjarri digjen përpara fronit, e këto përfaqësojnë shtatë frymërat+ e Perëndisë.  Përpara fronit është diçka si një det+ i qelqtë që i ngjan kristalit.Në mes dhe përqark fronit gjenden katër krijesa të gjalla,+ plot me sy para e prapa.  Krijesa e parë e gjallë është si luan,+ krijesa e dytë është si dem i ri,+ krijesa e tretë+ ka fytyrë njeriu dhe krijesa e katërt+ është si shqiponjë që fluturon.+  Secila nga katër krijesat e gjalla+ ka gjashtë krahë.+ Rreth e përqark dhe poshtë ata janë plot me sy.+ Nuk pushojnë as ditë, as natë, ndërsa thonë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova,+ i Plotfuqishmi,+ i cili ishte, është+ dhe po vjen.»  Sa herë që krijesat e gjalla i japin lavdi, nderim dhe falënderime+ Atij që rri ulur në fron,+ Atij që rron në jetë të jetëve,+ 10  njëzet e katër pleqtë+ përkulen para Atij që rri ulur në fron, adhurojnë+ Atë që rron në jetë të jetëve dhe i hedhin kurorat e tyre para fronit, e thonë: 11  «Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë,+ nderimin+ dhe fuqinë,+ sepse ti krijove gjithçka+ dhe falë vullnetit tënd+ ato ekzistuan dhe u krijuan.»+

Shënime në fund të faqes