Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zbulesa 20:1-15

20  Pashë një engjëll që zbriste nga qielli me çelësin e humnerës+ dhe me një zinxhir të madh në dorë.  Ai e kapi dragoin,+ gjarprin e hershëm,+ i cili është Djalli+ dhe Satanai,+ dhe e lidhi për një mijë vjet.  Pastaj e hodhi në humnerë,+ e mbylli dhe e vulosi humnerën mbi të, që të mos i mashtronte më kombet, derisa të mbaronin një mijë vjetët. Pas këtyre gjërave, ai do të zgjidhet për pak kohë.+  Pashë frone+ dhe ata që u ulën në to, të cilëve iu dha pushtet për të gjykuar.+ Po, pashë shpirtrat e atyre që ishin ekzekutuar me sëpatë, ngaqë kishin dhënë dëshmi për Jezuin dhe kishin folur për Perëndinë. Pashë ata që nuk kishin adhuruar as bishën,+ as shëmbëlltyrën e saj+ dhe që nuk kishin marrë damkën mbi ballë ose mbi dorë.+ Ata u kthyen në jetë dhe mbretëruan+ me Krishtin për një mijë vjet.  (Pjesa tjetër e të vdekurve+ nuk u kthyen në jetë derisa mbaruan një mijë vjetët.)+ Kjo është ringjallja e parë.+  I lum+ dhe i shenjtë+ është kushdo që ka pjesë në ringjalljen e parë. Vdekja e dytë+ nuk ka aspak autoritet+ mbi ta, dhe ata do të jenë priftërinj+ të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të për një mijë vjet.+  Sapo të mbarojnë një mijë vjetët, Satanai do të zgjidhet e do të lirohet nga burgu i tij  dhe do të dalë për të mashtruar kombet në të katër cepat e dheut, Gog dhe Magog, që t’i mbledhë së bashku për luftë. Numri i tyre është si rëra e detit.+  Ata shkuan përpara mbi gjerësinë e tokës dhe rrethuan kampin e të shenjtëve+ dhe qytetin e dashur.+ Por nga qielli zbriti zjarr dhe i përpiu.+ 10  Kurse Djalli+ që i mashtronte, u hodh në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku gjendeshin tashmë edhe bisha+ me profetin e rremë.+ Ata do të mundohen ditë e natë, në jetë të jetëve. 11  Pashë një fron të bardhë e të madh, si dhe atë që rri ulur në të.+ Përpara tij u zhdukën toka e qielli,+ dhe s’pati më vend për ta. 12  Pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël,+ që rrinin para fronit, dhe u hapën rrotullat. Por u hap edhe një rrotull tjetër; ajo është rrotulla e jetës.+ Të vdekurit u gjykuan sipas gjërave të shkruara në rrotulla, në përputhje me veprat e tyre.+ 13  Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi* i dorëzuan të vdekurit+ që gjendeshin në ta, dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta.+ 14  Vdekja+ dhe Hadesi u hodhën në liqenin e zjarrit. Kjo do të thotë vdekja e dytë,+ liqeni i zjarrit.+ 15  Veç kësaj, kush nuk u gjend i shkruar në librin e jetës,+ u hodh në liqenin e zjarrit.+

Shënime në fund të faqes

Shih Shtojcën 3B.