Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zbulesa 19:1-21

19  Pas këtyre gjërave, dëgjova diçka që ngjante si zëri i fortë i një shumice të madhe në qiell.+ Ata thoshin: «Lëvdoni Jah!+ Shpëtimi,+ lavdia dhe fuqia i përkasin Perëndisë tonë,+  sepse gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta.+ Sepse ai ekzekutoi gjykimin mbi prostitutën e madhe, e cila e korruptoi tokën me kurvërimin e saj, dhe mori hak kundër saj për gjakun e skllevërve të tij.»+  E sakaq thanë për herë të dytë: «Lëvdoni Jah!+ Tymi i saj ngjitet në jetë të jetëve.»+  Njëzet e katër pleqtë+ dhe katër krijesat e gjalla+ u përkulën dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur+ në fron, me fjalët: «Amin! Lëvdoni Jah!»+  Pastaj një zë doli nga froni e tha: «Lëvdoni Perëndinë tonë, të gjithë ju, skllevërit e tij,+ që i frikësoheni atij, të vegjël e të mëdhenj!»+  Dëgjova diçka që ngjante si zëri i një shumice të madhe, si zhurma e ujërave të shumta dhe si gjëmimi i bubullimave të forta. Ata thanë: «Lëvdoni Jah,+ sepse Jehovai, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi,+ ka nisur të mbretërojë!+  Le të gëzojmë e të ngazëllojmë, le t’i japim atij lavdi,+ sepse erdhi+ martesa+ e Qengjit dhe nusja është gati.+  Po, asaj i është lejuar të vishet me li të shndritshëm, të pastër e të hollë, sepse liri i hollë përfaqëson veprat e drejta të të shenjtëve.»+  Ai* më tha: «Shkruaj: lum ata që janë ftuar+ në darkën e martesës së Qengjit!»+ Gjithashtu, më tha: «Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.»+ 10  Atëherë, unë u përkula para këmbëve të tij që ta adhuroja.+ Por ai më tha: «Kujdes! Mos e bëj!+ Unë s’jam veçse shoku yt i skllavërisë dhe i vëllezërve të tu, të cilët japin dëshmi për Jezuin.+ Perëndinë adhuro!+ Sepse qëllimi* i profecive është të japin dëshmi për Jezuin.»+ 11  Pashë qiellin të hapur dhe ja, një kalë i bardhë.+ Ai që rrinte mbi kalë, quhet i Besueshëm+ e i Vërtetë,+ dhe gjykon e lufton me drejtësi.+ 12  Sytë e tij janë si një flakë zjarri,+ e mbi kokë ka shumë diadema.+ Ai ka një emër+ të shkruar, që përveç tij, askush tjetër nuk e di. 13  Mban veshur një rrobë të spërkatur me gjak,+ dhe emri me të cilin thirret, është: Fjala+ e Perëndisë. 14  Gjithashtu, e ndiqnin mbi kuaj të bardhë ushtritë që ishin në qiell. Ato ishin veshur me li të bardhë, të pastër e të hollë. 15  Nga goja e tij del një shpatë e gjatë dhe e mprehtë,+ që me të ai të godasë kombet. Ai do të sundojë* mbi to me një shkop të hekurt.+ Ai shtyp në shtypësen e rrushit+ të zemërimit të furishëm të Perëndisë+ së Plotfuqishëm. 16  Mbi rrobë, mbi kofshë, ai ka të shkruar një emër: Mbret i mbretërve dhe Zotëri i zotërinjve.+ 17  Pashë, gjithashtu, një engjëll që qëndronte në diell, i cili thërriti me zë të fortë e u tha gjithë zogjve+ që fluturojnë në mes të qiellit: «Ejani këtu, mblidhuni bashkë për darkën e madhe të Perëndisë, 18  që të hani mishin+ e mbretërve, mishin e komandantëve ushtarakë, mishin e njerëzve të fortë,+ mishin e kuajve+ dhe të atyre që rrinë mbi ta, mishin e të gjithëve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj.» 19  Pashë bishën,+ mbretërit+ e tokës dhe ushtritë e tyre të mbledhura së bashku për të luftuar+ kundër atij që rri mbi kalë+ dhe kundër ushtrisë së tij. 20  Bisha+ u kap e bashkë me të edhe profeti i rremë,+ që kreu para saj shenjat+ me të cilat mashtroi ata që morën damkën+ e bishës dhe ata që adhurojnë shëmbëlltyrën e saj.+ Ata u hodhën që të dy të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur.+ 21  Kurse të tjerët u vranë me shpatën e gjatë që dilte nga goja+ e atij që rrinte mbi kalë.+ Dhe gjithë zogjtë+ u ngopën+ me mishin e tyre.+

Shënime në fund të faqes

I referohet engjëllit.
Ose «ajo që frymëzon profecinë».
Shih shënimin te Zb 2:27.