Zbulesa 16:1-21

16  Dëgjova një zë të fortë+ nga shenjtërorja, që u tha shtatë engjëjve: «Shkoni dhe derdhni mbi tokë shtatë kupat e zemërimit+ të Perëndisë.»  I pari+ shkoi dhe e derdhi kupën mbi tokë.+ Një ulcerë e keqe dhe e tmerrshme+ i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës+ e që adhuronin shëmbëlltyrën e saj.+  I dyti+ e derdhi kupën mbi det,+ dhe ai u bë gjak,+ si gjaku i një të vdekuri. Çdo shpirt i gjallë vdiq, po, çdo gjë që ishte në det.+  I treti+ e derdhi kupën mbi lumenjtë+ e burimet e ujërave, dhe ato u bënë gjak.+  Dëgjova engjëllin që ishte mbi ujërat, të thoshte: «Ti, o Perëndi, Ai që ishte dhe që është,+ Besniku,+ je i drejtë, sepse i dhe këto vendime,+  ngaqë ata derdhën gjakun e të shenjtëve e të profetëve,+ dhe ti u dhe të pinin gjak.+ E meritojnë!»+  Dëgjova altarin që tha: «Po, o Perëndi Jehova, o i Plotfuqishëm,+ të vërteta dhe të drejta janë vendimet e tua gjyqësore!»+  I katërti+ e derdhi kupën mbi diellin, dhe dielli u la që t’i zhuriste+ njerëzit me zjarr.  Njerëzit u zhuritën nga nxehtësia e madhe, e megjithatë blasfemuan emrin+ e Perëndisë, që ka autoritet+ mbi këto plagë, dhe nuk u penduan që t’i jepnin lavdi.+ 10  I pesti e derdhi kupën mbi fronin e bishës.+ Mbretëria e saj u errësua,+ e ata zunë të kafshonin gjuhën nga dhembja, 11  e megjithatë blasfemuan+ Perëndinë e qiellit për dhembjet e për ulcerat e tyre, dhe nuk u penduan për veprat që kishin bërë. 12  I gjashti+ e derdhi kupën mbi lumin e madh Eufrat,+ dhe ujërat e tij u thanë,+ që të përgatitej udha për mbretërit+ nga lindja e diellit. 13  Pastaj pashë tri shprehje të frymëzuara+ të ndyra, që ngjanin me bretkosa,+ të cilat dolën nga goja e dragoit,+ nga goja e bishës+ dhe nga goja e profetit të rremë.+ 14  Në të vërtetë, ato janë shprehje të frymëzuara+ nga demonët dhe kryejnë shenja+ e shkojnë te mbretërit+ e mbarë tokës së banuar,+ që t’i mbledhin për luftën+ e ditës së madhe+ të Perëndisë së Plotfuqishëm.+ 15  «Ja, unë po vij si një hajdut.+ Lum ai që rri zgjuar+ dhe ruan rrobat e tij, që të mos ecë lakuriq e njerëzit të shohin turpin e tij!»+ 16  Ato i mblodhën ata së bashku në vendin që në hebraisht quhet Harmagedon.*+ 17  I shtati e derdhi kupën në ajër.+ Atëherë, një zë i fortë+ doli nga shenjtërorja, nga froni, dhe tha: «Mori fund!» 18  U dëgjuan vetëtima, zëra e bubullima, dhe ra një tërmet aq i madh+ sa nuk kishte rënë kurrë më parë, që kur ka pasur njerëz në tokë.+ Po, kaq shumë u përhap dhe kaq i madh ishte ai tërmet!+ 19  Qyteti i madh+ u nda në tri pjesë dhe qytetet e kombeve u shembën. Perëndisë iu kujtua Babilonia e Madhe,+ që t’i jepte kupën me verën e zemërimit të tij të furishëm.+ 20  Po kështu, të gjithë ishujt ikën dhe malet nuk u gjetën më.+ 21  Mbi njerëzit ra nga qielli një breshër i madh,+ me kokrrat gati sa pesha e një talente.* Njerëzit blasfemuan+ Perëndinë për shkak të plagës së breshrit,+ sepse kjo plagë ishte jashtëzakonisht e madhe.

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë do të thotë «mali i Megidos».
Rreth 20,4 kg.