Zbulesa 13:1-18

13  Ai u ndal mbi rërën+ e detit.Kurse unë pashë një bishë+ të dilte nga deti,+ me dhjetë brirë+ dhe shtatë koka.+ Në brirët e saj kishte dhjetë diadema, kurse mbi kokat e saj kishte emra blasfemues.+  Bisha që pashë, ishte si leopard,+ kurse këmbët i kishte si këmbë ariu,+ dhe gojën si gojë luani.+ Dragoi+ i dha bishës fuqinë e tij, fronin e tij dhe autoritet të madh.+  Pashë një nga kokat e saj si të therur për vdekje, por plaga e saj vdekjeprurëse+ u shërua, dhe mbarë toka e ndoqi bishën me admirim.  Ata adhuruan dragoin, sepse i dha autoritetin bishës. Pastaj adhuruan edhe bishën me fjalët: «E kush është si bisha dhe kush mund të luftojë me të?»  Asaj iu dha një gojë që thoshte gjëra të mëdha+ e blasfemi,+ gjithashtu, iu dha autoritet për të vepruar për dyzet e dy muaj.+  Ajo e hapi gojën që të blasfemonte+ kundër Perëndisë, kundër emrit të tij dhe vendbanimit të tij, qiellit, si dhe kundër atyre që banojnë atje.+  Asaj iu lejua+ të luftonte me të shenjtët e t’i mundte.+ Gjithashtu, iu dha autoritet mbi çdo fis, popull, gjuhë dhe komb.  Të gjithë ata që banojnë në tokë, do ta adhurojnë. Që nga themelimi i botës,+ emri i asnjërit prej tyre nuk gjendet i shkruar në rrotullën+ e jetës të Qengjit që u ther.+  Kush ka veshë, le të dëgjojë.+ 10  Kush të jetë për robëri, do të ikë në robëri.+ Kush të jetë për t’u vrarë me shpatë, do të vritet me shpatë.+ Kjo kërkon qëndrueshmëri+ dhe besim+ nga të shenjtët.+ 11  Pashë një bishë+ tjetër që doli nga toka,+ e cila kishte dy brirë si brirë qengji, mirëpo nisi të fliste si dragua.+ 12  Ajo ushtron gjithë autoritetin e bishës së parë,+ në prani të saj. Tokën dhe ata që banojnë në të, i bën të adhurojnë bishën e parë, plaga vdekjeprurëse e së cilës u shërua.+ 13  Ajo kryen shenja të mëdha,+ aq sa bën të zbresë edhe zjarr nga qielli në tokë, para njerëzve. 14  Ajo i mashtron ata që banojnë në tokë, me shenjat që iu lejuan të kryente në prani të bishës, ndërsa u thotë atyre që banojnë në tokë t’i bëjnë një shëmbëlltyrë+ bishës, e cila kishte plagën e shpatës,+ e megjithatë u kthye prapë në jetë. 15  Asaj iu lejua t’i jepte frymë shëmbëlltyrës së bishës, që ajo të fliste dhe të bënte që të vriteshin të gjithë ata që nuk do ta adhuronin kurrsesi shëmbëlltyrën+ e bishës. 16  Ajo i detyron të gjithë njerëzit,+ të vegjël e të mëdhenj, të pasur e të varfër, të lirë dhe skllevër, që të marrin një damkë në dorën e djathtë ose në ballë,+ 17  e kështu askush të mos jetë në gjendje të blejë ose të shesë, përveç atij që ka damkën, emrin+ e bishës ose numrin e emrit të saj.+ 18  Këtu duhet mençuri: kush ka zgjuarsi, le të llogaritë numrin e bishës, sepse është një numër njeriu.+ Numri i saj është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.+

Shënime në fund të faqes