Zbulesa 10:1-11

10  Pashë një tjetër engjëll të fuqishëm+ të zbriste nga qielli, i veshur me një re.+ Mbi kokë kishte një ylber. Fytyra e tij ishte si dielli+ dhe këmbët+ si shtylla zjarri,  e mbante në dorë një rrotull të vogël të hapur. Ai e vuri këmbën e djathtë mbi det, kurse të majtën mbi tokë,+  dhe thirri me zë të fortë, si një luan+ kur ulërin. Kur thërriti ai, folën shtatë bubullimat+ me zërat e tyre.  Kur folën shtatë bubullimat, unë u bëra gati të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli+ që tha: «Vulosi gjërat+ që thanë shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj.»  Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det e mbi tokë, ngriti dorën e djathtë drejt qiellit+  dhe u betua për Atë që rron+ në jetë të jetëve,+ i cili krijoi qiellin dhe gjithçka në të, tokën+ dhe gjithçka në të, detin dhe gjithçka në të:+ «Nuk do të ketë më asnjë vonesë,+  por në ditët kur engjëlli i shtatë+ të lëshojë tingullin, kur të jetë gati t’i bjerë trumbetës,+ do të plotësohet sekreti i shenjtë+ i Perëndisë, ashtu siç ua shpalli lajmin e mirë skllevërve të tij, profetëve.»+  Zëri+ që dëgjova nga qielli, më foli sërish e më tha: «Shko, merre rrotullën e hapur nga dora e engjëllit që qëndron mbi det e mbi tokë.»+  Vajta tek engjëlli e i thashë të më jepte rrotullën e vogël. Ai më tha: «Merre dhe haje,+ e ajo do të të hidhërojë barkun, por do të jetë e ëmbël si mjaltë në gojën tënde.» 10  Unë e mora rrotullën e vogël nga dora e engjëllit dhe e hëngra.+ Në gojën time ajo ishte e ëmbël si mjaltë,+ por, pasi e hëngra, barku m’u hidhërua. 11  Ata më thanë: «Profetizo përsëri për popuj, kombe, gjuhë dhe shumë mbretër.»+

Shënime në fund të faqes