Zbulesa 1:1-20

1  Zbulesa*+ e Jezu Krishtit, të cilën Perëndia ia dha+ për t’u treguar skllevërve të vet+ ato që do të ndodhin së shpejti.+ Jezui dërgoi engjëllin e tij+ dhe, nëpërmjet tij, ia paraqiti atë me anë të shenjave+ skllavit të vet, Gjonit.+  Ky dha dëshmi për fjalët që dha Perëndia+ dhe për dëshminë që dha Jezu Krishti,+ madje për gjithçka që pa.  Lum+ ai që i lexon me zë+ dhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie!+ Lum ata që i zbatojnë gjërat e shkruara në të,+ sepse koha e caktuar është afër!+  Gjoni, shtatë kongregacioneve+ që gjenden në krahinën e Azisë:Paçi dashamirësi të pamerituar dhe paqe nga «Ai që ishte, që është dhe që po vjen»,+ nga shtatë frymërat+ që janë përpara fronit të tij  dhe nga Jezu Krishti, «Dëshmitari i Besueshëm»,+ «i Parëlinduri nga të vdekurit»+ e «Sundimtari i mbretërve të tokës»!+Ai që na do+ dhe që na liroi nga mëkatet tona, me gjakun e tij+  —dhe na bëri një mbretëri,+ priftërinj+ për Perëndinë dhe Atin e tij—po, ai pastë lavdi dhe fuqi përgjithmonë!+ Amin!  Ja, ai po vjen me retë+ dhe do ta shohë çdo sy,+ edhe ata që e shpuan tejpërtej.+ Të gjitha fiset e tokës do të godasin gjoksin me hidhërim, për shkak të tij.+ Po, amin!  «Unë jam Alfa dhe Omega,+—thotë Perëndia Jehova,—Ai që ishte, që është dhe që po vjen,+ i Plotfuqishmi.»+  Unë, Gjoni, vëllai juaj dhe pjesëmarrës bashkë me ju në shtrëngime,+ në mbretëri+ dhe në qëndrueshmëri+ si ithtar i Jezuit,+ isha në ishullin e quajtur Patmos, ngaqë kisha folur për Perëndinë dhe kisha dhënë dëshmi për Jezuin.+ 10  Nën frymëzim+ u gjenda+ në ditën e Zotërisë+ dhe dëgjova pas meje një zë të fortë+ si ai i një trumbete, 11  që thoshte: «Atë që sheh, shkruaje+ në rrotull dhe dërgojua shtatë kongregacioneve:+ në Efes,+ në Smirnë,+ në Pergam,+ në Tiatirë,+ në Sardë,+ në Filadelfia+ dhe në Laodice.»+ 12  Kur u ktheva të shihja i kujt ishte zëri që po më fliste, pashë shtatë shandanë të artë,+ 13  dhe mes shandanëve pashë dikë që ngjante si bir njeriu.+ Ai kishte veshur një rrobë që i arrinte deri te këmbët dhe kishte ngjeshur në gjoks një brez prej ari. 14  Koka dhe flokët i zbardhonin+ si lesh i bardhë, si borë, dhe sytë i kishte porsi flakë zjarri.+ 15  Këmbët i kishte porsi bakri i kulluar+ kur flakëron në furrë dhe zërin+ si zhurma e ujërave të shumta. 16  Në dorën e djathtë kishte shtatë yje+ dhe nga goja i dilte një shpatë e mprehtë,+ e gjatë dhe me dy tehe. Çehrja e tij ishte si dielli kur shkëlqen me gjithë fuqinë e tij.+ 17  Kur e pashë, rashë si i vdekur te këmbët e tij.Ai vuri dorën e djathtë mbi mua dhe tha: «Mos ki frikë.+ Unë jam i Pari+ dhe i Fundit,+ 18  ai që jeton.+ Isha i vdekur,+ por ja, rroj në jetë të jetëve+ dhe kam çelësat e vdekjes+ dhe të Hadesit.*+ 19  Prandaj, shkruaji gjërat që pe, gjërat që janë dhe gjërat që do të ndodhin pas këtyre.+ 20  Sa për sekretin e shenjtë të shtatë yjeve+ që pe në dorën time të djathtë dhe të shtatë shandanëve të artë,+ shtatë yjet përfaqësojnë engjëjt e shtatë kongregacioneve, kurse shtatë shandanët përfaqësojnë shtatë kongregacionet.+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «zbulim». Gr.: Apokálipsis; Lat.: Apocalýpsis.
Shih Shtojcën 3B.