Zanafilla 8:1-22

8  Por Perëndia e mbajti mend+ Noenë dhe çdo bishë e çdo kafshë të butë që ishin bashkë me të në arkë.+ Prandaj Perëndia bëri që mbi tokë të frynte një erë dhe ujërat nisën të fashiteshin.+  Burimet e ujërave të thella+ dhe portat+ e qiejve u mbyllën, kështu që u ndal rrebeshi nga qiejt.  Ujërat nisën të zmbrapseshin nga toka pak nga pak, dhe në fund të njëqind e pesëdhjetë ditëve ato ishin pakësuar.+  Muajin e shtatë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, arka+ u ndal në një nga malet e Araratit.+  Ujërat vazhduan të pakësoheshin dalëngadalë, deri në muajin e dhjetë. Muajin e dhjetë, ditën e parë të muajit, u shfaqën majat e maleve.+  Kështu, pas dyzet ditëve, Noeja hapi dritaren+ që kishte bërë në arkë.  Pastaj lëshoi një korb,+ i cili shkonte e vinte duke fluturuar, derisa ujërat përmbi tokë u thanë.  Më vonë lëshoi edhe një pëllumb+ për të parë nëse ujërat ishin ulur.  Pëllumbi nuk gjeti vend ku të vinte këmbët, prandaj u kthye tek ai në arkë, pasi ujërat ishin ende mbi sipërfaqen e gjithë tokës.+ Prandaj ai nxori dorën, e kapi dhe e futi në arkë. 10  Priti edhe shtatë ditë të tjera dhe e lëshoi prapë pëllumbin. 11  Më vonë, pëllumbi vajti tek ai, aty nga mbrëmja, dhe në sqep kishte një gjethe ulliri+ të posakëputur, e kështu Noeja kuptoi që ujërat ishin ulur.+ 12  Ai priti edhe shtatë ditë. Pastaj lëshoi pëllumbin, por ky nuk u kthye më tek ai.+ 13  Vitin e gjashtëqindenjëtë,+ muajin e parë, ditën e parë të muajit, ujërat ishin tërhequr nga toka. Noeja e zbuloi arkën për të parë dhe ja, sipërfaqja e tokës ishte e thatë.+ 14  Muajin e dytë, ditën e njëzeteshtatë të muajit, toka ishte tharë krejt.+ 15  Perëndia i tha Noesë: 16  «Dilni nga arka, ti, gruaja jote, bijtë e tu dhe gratë e bijve të tu bashkë me ty.+ 17  Nxirr jashtë çdo krijesë të gjallë që është me ty, të çdo lloj mishi:+ krijesat fluturuese,+ kafshët e buta+ dhe gjithë kafshët e tjera që lëvizin në tokë,+ që të gëlojë toka prej tyre, dhe jini të frytshëm e shumohuni në tokë.»+ 18  Pas kësaj, Noeja doli, dhe bashkë me të edhe bijtë e tij,+ gruaja e tij dhe gratë e bijve të tij. 19  Nga arka doli çdo krijesë e gjallë, çdo kafshë që lëviz, çdo krijesë fluturuese dhe çdo gjë tjetër që lëviz në tokë, të gjitha sipas familjeve të tyre.+ 20  Noeja ndërtoi një altar+ për Jehovain. Mori disa kafshë të pastra+ dhe disa krijesa fluturuese të pastra,+ e paraqiti blatime të djegura mbi altar.+ 21  Jehovai ndjeu një aromë të pëlqyeshme,+ dhe Jehovai tha:*+ «S’do ta mallkoj më kurrë tokën+ për shkak të njerëzve, sepse zemra e njeriut priret+ nga e keqja që në rini të tij.+ S’do të godas më kurrë asgjë që jeton, si bëra.+ 22  Sa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë mbjellja dhe korrja, të ftohtët e të nxehtët, vera e dimri, dita e nata.»+

Shënime në fund të faqes

Fjalë për fjalë «tha në zemër të tij».