Zanafilla 7:1-24

7  Pastaj Jehovai i tha Noesë: «Hyr në arkë ti dhe gjithë ata të shtëpisë sate,+ sepse kam parë se mes këtij brezi, ti je i drejtë para meje.+  Nga çdo kafshë e pastër, merr shtatë nga çdo lloj, mashkull dhe femër.+ Nga çdo kafshë e papastër merr vetëm dy, mashkull dhe femër.  Po ashtu, nga krijesat fluturuese të qiejve, merr shtatë nga çdo lloj, mashkull e femër,+ që të lënë pasardhës në mbarë faqen e tokës.+  Sepse pas shtatë ditësh do të bëj të bjerë shi+ mbi tokë për dyzet ditë e dyzet netë.+ Do të fshij nga faqja e tokës çdo gjë që ekziston dhe që kam bërë.»+  Noeja veproi në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Jehovai.  Noeja ishte gjashtëqind vjeç kur u derdhën në tokë ujërat e përmbytjes.+  Kështu, para se të derdheshin ujërat e përmbytjes, Noeja hyri në arkë bashkë me bijtë, me gruan e tij dhe me gratë e bijve të tij.+  Kafshët e pastra, kafshët e papastra, krijesat fluturuese dhe çdo gjë që lëviz në tokë,+  hynë në arkë te Noeja dy e nga dy, mashkull e femër, pikërisht ashtu siç e urdhëroi Perëndia Noenë. 10  Shtatë ditë më vonë ujërat e përmbytjes u derdhën mbi tokë. 11  Vitin e gjashtëqindtë të jetës së Noesë, muajin e dytë, ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit, shpërthyen gjithë burimet e ujërave të thella e të paana dhe u hapën portat e qiejve.+ 12  Rrebeshi vazhdoi mbi tokë dyzet ditë e dyzet net.+ 13  Atë ditë Noeja hyri në arkë dhe bashkë me të Semi, Kami dhe Jafeti, bijtë e Noesë,+ gruaja e Noesë dhe tri gratë e bijve të tij.+ 14  Bashkë me ta hyri edhe çdo bishë, sipas llojit të vet,+ çdo kafshë e butë, sipas llojit të vet, çdo kafshë tjetër që lëviz në tokë, sipas llojit të vet,+ çdo krijesë fluturuese, sipas llojit të vet,+ çdo zog dhe çdo krijesë me krahë.+ 15  Ata hynin në arkë te Noeja dy nga dy, nga çdo lloj mishi, në të cilin vepronte forca e jetës.+ 16  Ata hynë mashkull e femër nga çdo lloj mishi, pikërisht ashtu siç e urdhëroi Perëndia. Pas kësaj, Jehovai e mbylli derën prapa Noesë.+ 17  Përmbytja vazhdoi dyzet ditë mbi tokë. Ujërat shtoheshin e nisën ta mbanin arkën, e cila pluskonte mbi sipërfaqen e ujërave, lart nga toka. 18  Ujërat ngriheshin dhe shtoheshin shumë mbi tokë, dhe arka vazhdonte të lëvizte në sipërfaqen e ujërave.+ 19  Ujërat e përmbytën tokën, aq sa u mbuluan të gjitha malet e larta që ishin nën tërë qiejt.+ 20  Ujërat u ngritën deri në pesëmbëdhjetë kute mbi to, aq sa malet u mbuluan.+ 21  Kështu dha frymë çdo mish+ që lëvizte në tokë: krijesat fluturuese, kafshët e buta, bishat dhe moritë që gëlonin në tokë, si dhe gjithë njerëzit.+ 22  Çdo gjë, në të cilën forca e jetës vepronte në vrimat e hundës, domethënë gjithë sa ishin në tokë të thatë, vdiqën.+ 23  Në këtë mënyrë, ai shoi çdo gjë që ekzistonte në sipërfaqe të tokës, njerëzit dhe kafshët, kafshët e tjera që lëvizin dhe krijesat fluturuese të qiejve, dhe ato u fshinë nga toka.+ Mbijetuan vetëm Noeja dhe ata që ishin me të në arkë.+ 24  Ujërat e përmbytën tokën njëqind e pesëdhjetë ditë.

Shënime në fund të faqes