Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 6:1-22

6  Kur njerëzit nisën të shtoheshin mbi faqen e tokës dhe u lindën bija,+  bijtë e Perëndisë+ së vërtetë filluan të vinin re+ që bijat e njerëzve ishin të bukura. Kështu, nisën të merrnin për gra të gjitha ato që zgjodhën.  Pas kësaj, Jehovai tha: «Fryma ime+ nuk do të tregohet gjithmonë e duruar me njeriun,+ sepse ai s’është gjë tjetër veçse mish.+ Prandaj ditët e tij do të shkojnë deri në njëqind e njëzet vjet.»+  Në ato ditë, madje edhe më pas, në tokë kishte nefilimë,* pasi bijtë e Perëndisë së vërtetë patën marrëdhënie me bijat e njerëzve, dhe ato u lindën bij. Ata ishin të fuqishmit e kohëve të lashta, burra me famë.  Jehovai pa që e keqja e njeriut ishte e madhe në tokë, dhe çdo prirje+ e mendimeve të zemrës së tij ishte e keqe gjithë kohën.+  Jehovait i erdhi keq+ që kishte bërë njerëz në tokë, dhe u hidhërua në zemër.+  Prandaj Jehovai tha: «Do t’i fshij nga faqja e dheut njerëzit që kam krijuar,+ njerëzit dhe kafshët e buta, kafshët e tjera që lëvizin dhe zogjtë e qiejve,+ sepse më vjen keq që i bëra.»+  Por Noeja gjeti hir në sytë e Jehovait.  Kjo është historia e Noesë.Noeja ishte njeri i drejtë.+ Ai ishte i patëmetë mes bashkëkohësve të tij. Noeja eci me Perëndinë e vërtetë.+ 10  Atij i lindën tre djem: Semi, Kami dhe Jafeti.+ 11  Toka u prish para syve të Perëndisë së vërtetë+ dhe u mbush me dhunë.+ 12  Perëndia e pa tokën dhe ja, ajo ishte prishur,+ sepse çdo njeri e kishte prishur udhën e tij në tokë.+ 13  Pas kësaj, Perëndia i tha Noesë: «E shoh që çdo mishi i ka ardhur fundi,+ sepse toka është plot dhunë për shkak të tyre. Ja, unë do të sjell shkatërrim mbi njerëzit dhe mbi tokën.+ 14  Bëj një arkë druri me pemë rrëshinore.+ Bëj disa ndarje në arkë dhe mbuloje me zift+ jashtë e brenda. 15  Ja si do ta bësh: gjatësia e arkës të jetë treqind kute,+ gjerësia pesëdhjetë kute dhe lartësia tridhjetë kute. 16  Arkës do t’i bësh një dritare [ose: çati], dhe faqet e arkës do t’i ngresh deri një kut poshtë çatisë. Hyrjen e arkës bëje anash.+ Do ta bësh me një kat të poshtëm, me një kat të dytë dhe me një kat të tretë. 17  Ja, unë do të derdh në tokë ujërat e përmbytjes,+ që të shkatërroj çdo mish që gjendet nën qiej dhe në të cilin vepron forca e jetës.+ Çdo gjë që është në tokë, do të japë frymë.+ 18  Unë po bëj një besëlidhje me ty. Futu në arkë ti bashkë me bijtë e tu, gruaja jote dhe gratë e bijve të tu.+ 19  Nga çdo krijesë e gjallë, prej çdo lloj mishi,+ do të futësh në arkë dy nga secila, për t’i mbajtur gjallë.+ Do të jenë mashkull dhe femër. 20  Nga krijesat fluturuese sipas llojeve të tyre dhe nga kafshët e buta sipas llojeve të tyre,+ nga të gjitha kafshët e tjera që lëvizin në tokë, sipas llojeve të tyre, do të vijnë te ti për t’i ruajtur gjallë, dy nga secila.+ 21  Merr me vete çdo gjë që hahet,+ mblidhe dhe do të shërbejë si ushqim për ty dhe për to.»+ 22  Noeja veproi në përputhje me të gjitha ato që i urdhëroi Perëndia. Ai bëri pikërisht ashtu.+

Shënime në fund të faqes

Ose «rrëzues». Në hebraisht fjala do të thotë «ata që rrëzojnë të tjerët».