Zanafilla 50:1-26

50  Atëherë Jozefi u përkul mbi fytyrën e të atit,+ shpërtheu në lot dhe e puthi.+  Pastaj, Jozefi i urdhëroi shërbëtorët e tij, mjekët, që ta balsamosnin.+ Kështu, mjekët e balsamosën Izraelin.  Atyre iu deshën plot dyzet ditë, sepse kaq ditë u duheshin zakonisht për balsamosjen. Egjiptianët e qanë shtatëdhjetë ditë.+  Në fund, kur kaluan ditët e vajtimit, Jozefi u tha atyre të shtëpisë së faraonit: «Nëse kam gjetur hir në sytë tuaj,+ ju lutem, thuajini faraonit se  im atë më vuri të betohesha+ dhe më tha: ‘Ja, unë po vdes.+ Më varros në varrin që e gërmova për vete+ në vendin e Kanaanit.’+ Prandaj, tani, të lutem, lërmë të ngjitem e të varros tim atë, pastaj do të kthehem prapë.»  Atëherë, faraoni i tha: «Ngjitu dhe varrose atin tënd, ashtu siç iu betove.»+  Kështu, Jozefi u ngjit për të varrosur të atin. Bashkë me të u ngjitën gjithë shërbëtorët e faraonit, pleqtë+ e shtëpisë së tij, gjithë pleqtë e vendit të Egjiptit,  gjithë ata të shtëpisë së Jozefit, vëllezërit e tij dhe ata të shtëpisë së atit të tij.+ Në vendin e Goshenit mbetën vetëm fëmijët e vegjël, kopetë dhe tufat e tyre.  Bashkë me të u ngjitën edhe karroca+ e kalorës, dhe u bë një grup shumë i madh. 10  Pastaj, mbërritën në lëmin+ e Atadit, në rajonin e Jordanit,+ dhe atje ia dhanë një vaji shumë të madh e të thekshëm. Ai i mbajti shtatë ditë ritet e zisë për të atin.+ 11  Banorët e vendit, kananitët, i panë ritet e zisë në lëmin e Atadit, dhe thanë: «Egjiptianëve u ka rënë një zi e madhe!» Ja përse ai vend u quajt Abel-Mizraim. Vendi ndodhet në rajonin e Jordanit.+ 12  Bijtë e Jakobit bënë ashtu siç i urdhëroi ai.+ 13  E çuan në vendin e Kanaanit dhe e varrosën në shpellën e arës së Makpelahut, përballë Mamres, që Abrahami e kishte blerë si pronë për varre nga Efroni, hititi.+ 14  Pasi e varrosi të atin, Jozefi bashkë me vëllezërit dhe të gjithë ata që shkuan me të, u kthyen në Egjipt. 15  Kur ati i tyre kishte vdekur, vëllezërit e Jozefit nisën të thoshin: «Ka të ngjarë që Jozefi të ushqejë mëri kundër nesh,+ dhe të na e kthejë gjithë të keqen që i kemi bërë.»+ 16  Prandaj, i përcollën Jozefit këtë urdhër: «Para se të vdiste, ati yt urdhëroi: 17  “Thuajini Jozefit: ‘Po të përgjërohem që t’i falësh+ vëllezërit e tu, që u revoltuan e mëkatuan dhe të bënë keq.’”+ Prandaj, të lutemi, fali shërbëtorët e Perëndisë së atit tënd, që u revoltuan.»+ Kur dëgjoi këto fjalë, Jozefi shpërtheu në lot. 18  Pas kësaj, erdhën edhe vëllezërit e tjerë dhe ranë përmbys e thanë: «Ja ku jemi, si skllevër para teje!»+ 19  Atëherë Jozefi u tha: «Mos kini frikë. Mos jam gjë Perëndia unë?+ 20  Ju kishit ndër mend të më bënit keq, por Perëndia kishte ndër mend diçka të mirë, që të bënte atë që po ndodh sot: pra që të ruante gjallë shumë njerëz.+ 21  Prandaj, mos kini frikë. Unë do të vazhdoj t’ju mbaj me bukë, ju dhe fëmijët tuaj.»+ Kështu, ai i ngushëlloi dhe u dha siguri. 22  Jozefi banoi në Egjipt, bashkë me shtëpinë e atit të tij. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. 23  Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezin e tretë,+ si edhe bijtë e Makirit,+ birit të Manaseut. Ata lindën në gjunjët e tij.+ 24  Në fund, Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes. Megjithatë Perëndia do ta drejtojë vëmendjen nga ju+ dhe do t’ju nxjerrë nga ky vend, e do t’ju çojë në vendin për të cilin iu betua Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.»+ 25  Pastaj, Jozefi i vuri bijtë e Izraelit të betoheshin: «Perëndia do ta kthejë vëmendjen nga ju. Atëherë nxirrini eshtrat e mia së këtejmi.»+ 26  Pastaj, Jozefi vdiq në moshën njëqindedhjetëvjeçare. Atë e balsamosën+ dhe e vunë në një qivur në Egjipt.

Shënime në fund të faqes