Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dëshmitarët e Jehovait

Zgjidh gjuhën shqip

Zanafilla 48:1-22

48  Pas këtyre gjërave i thanë Jozefit: «Yt atë po keqësohet.» Prandaj, ai mori me vete dy bijtë e tij, Manaseun dhe Efraimin.+  Atëherë i thanë Jakobit: «Ka ardhur të të takojë yt bir, Jozefi.» Kështu, Izraeli mblodhi forcat dhe u çua ndenjur në shtrat.  Jakobi i tha Jozefit:«Perëndia i Plotfuqishëm m’u shfaq në Luz,+ në vendin e Kanaanit, që të më bekonte.+  Ai më tha: ‘Ja, unë po të bëj të frytshëm,+ do të të shumoj, dhe nga ti do të vijnë shumë popuj.+ Këtë vend do t’ia jap farës sate, që ta zotërojë brez pas brezi.’+  Tani, dy bijtë që të lindën në vendin e Egjiptit, para se unë të vija këtu në Egjipt te ti, janë të mitë.+ Efraimi dhe Manaseu do të jenë të mitë, si janë Rubeni dhe Simeoni.+  Por pasardhësit që do t’ju lindin, do të jenë të tutë. Në vendin që do të marrin si trashëgimi,+ do të thirren me emrin e vëllezërve të tyre.  Kur po vija nga Padani,+ Rakela më vdiq+ në krahë në vendin e Kanaanit, kur kishim ende goxha rrugë për të vajtur në Efratah.+ Kështu që e varrosa udhës për në Efratah, domethënë në Betlehem.»+  Pastaj, Izraeli pa bijtë e Jozefit dhe e pyeti: «Cilët janë këta?»+  Jozefi iu përgjigj: «Janë djemtë që më dha Perëndia në këtë vend.»+ Atëherë ai i tha: «M’i sill këtu, të lutem, që t’i bekoj.»+ 10  Izraelin e kishin lënë sytë nga pleqëria,+ dhe s’mund të shihte. Prandaj, Jozefi i afroi dhe ai i puthi e i përqafoi.+ 11  Izraeli i tha Jozefit: «Nuk ma merrte mendja të shihja fytyrën tënde,+ por ja, Perëndia më la të shihja edhe pasardhësit e tu.» 12  Pastaj, Jozefi i largoi fëmijët nga gjunjët e tij dhe u përkul me fytyrë përdhe.+ 13  Atëherë Jozefi e mori Efraimin me dorën e djathtë dhe e vuri në të majtë të Izraelit,+ kurse Manaseun e kapi me dorën e majtë dhe e vuri në të djathtë të Izraelit,+ dhe i afroi pranë tij. 14  Megjithatë, Izraeli e shtriu të djathtën e tij dhe e vuri mbi kokën e Efraimit,+ edhe pse ishte më i vogli,+ ndërsa të majtën e vuri mbi kokën e Manaseut.+ I vuri qëllimisht duart kështu, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri.+ 15  E bekoi Jozefin dhe i tha:+«Perëndia i vërtetë para të cilit ecën+ etërit e mi, Abrahami dhe Isaku,Perëndia i vërtetë që më ka drejtuar* gjatë gjithë jetës sime deri më sot,+ 16  engjëlli që më ka rimëkëmbur nga gjithë të këqijat,+ i bekoftë djemtë!+Emri im u thirrtë mbi ta, si dhe emri i etërve të mi, Abrahamit dhe Isakut,+dhe u shtofshin shumë në tokë!»+ 17  Jozefit nuk i pëlqeu që i ati e vuri të djathtën e tij mbi kokën e Efraimit,+ dhe u përpoq t’ia hiqte dhe t’ia vinte mbi kokën e Manaseut.+ 18  Prandaj, Jozefi i tha të atit: «Jo kështu, ati im, sepse ky është i parëlinduri.+ Vëre dorën e djathtë mbi kokën e tij.» 19  Por i ati nuk pranoi dhe i tha: «E di, biri im, e di. Edhe ai do të bëhet një popull, edhe ai do të bëhet i madh.+ Megjithatë, vëllai i tij më i vogël do të bëhet më i madh,+ dhe pasardhësit e tij do të shtohen aq shumë, sa do të formojnë kombe të tëra.»+ 20  Atë ditë ai i bekoi+ dhe u tha:«Në emrin tënd, Izraeli bekoftë vazhdimisht:‘Perëndia të bëftë si Efraimi dhe Manaseu!’»+Kështu, ai e vuri prapë Efraimin para Manaseut.+ 21  Pastaj, Izraeli i tha Jozefit: «Unë po vdes,+ por Perëndia ka për të qëndruar me ju dhe do t’ju kthejë në vendin e paraardhësve tuaj.+ 22  Unë po të jap një copë tokë më shumë se vëllezërve të tu,+ atë që u mora amoritëve me shpatën dhe me harkun tim.»

Shënime në fund të faqes

Ose «kullotur».